Eko Higjiena

Musliu: Në 13 vjetorin e UÇPMB-së nuk i harrojmë çlirimtarët e vendit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc – Dita e sotme e 26 janarit na kujton dhembjen për vrasjen e para 13 vjetësh të vëllezërve Isa e Shaip Saqipi, në njërën anë dhe krenarinë kombëtare për daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në anën tjetër thotë Jonuz Musliu.

Këto dy ngjarje sipas Jonuz Musliut kryetar i LPD-së janë sa të dhembshme e aq krenare për popullin tonë martir që e ngritën në shkallë të lartë problemin e rajonit të Luginës së Preshevës, duke e sensibilizuar brenda dhe jashtë vendit.

“Populli shqiptar i Luginës, krah për krah me çlirimtarët e tij, arriti t’i sjell në këto hapësira faktorët e vendosjes ndërkombëtare. Përmbyllja e konflikteve të armatosura dhe fillimi i proceseve politike për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës, të paraparë me marrëveshjen e Konçulit, të 21 majit 2001, nuk përmbushi plotësisht kërkesat e drejta të shqiptarëve në këtë rajon” thuhet në komunikatën e LPD-së .

UBT

Musliu thotë se gjatë kësaj periudhe 13 vjeçare, janë nënshkruar disa marrëveshje e janë nxjerrë disa platforma e deklarata politike në favor të zgjidhjes së problemeve në këtë rajon, por ato mjerisht kanë hasur në vesh të shurdhër të Beogradit dhe të ndërkombëtarëve, që veprojnë në këto hapësira.

“Në këtë rrugë nuk i harrojmë çlirimtarët e vendit, dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës, të cilët dhanë shumë për këtë pak liri që po e gëzojmë tash ne. Vepra e tyre Atdhetare nuk ka me u harruar për jetë të jetëve. Emrat e tyre do të skaliten në altarin e lirisë me shkronja të arta. Heqja me forcë e Lapidarit të dëshmorëve të ish UÇPMB-së, nga xhandarmëria serbe, paraqet provokimin më të rëndë, që nga përfundimi i luftës në këtë rajon” ka thënë Musliu.

Ngarkimi i zonave kufitare me forca të shumta serbe, moslejimi i përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, vazhdimi i gjyqeve politike ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, dhe presione të tjera politike dhe ekonomike që na dalin përpara, nuk do t’na zmbrapsin nga rruga jonë e integrimeve kombëtare thuhet në komunikatën e LPD-së të nënshkruar nga Jonuz Musliu./rajonipress/