UBT

Musliu: Lapidari as nuk do të largohet as nuk do të zhvendoset

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-së, i vendosur para Kuvendit komunal në Preshevë, as nuk do të larohet, e as nuk do të zhvendosët në ndonjë vend tjetër.

Ky është qëndrimi i Përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, pas takimit katër orësh me përfaqësues ndërkombëtar.

Ish përfaqësuesi politik i UÇPBM-së dhe lideri i partisë opozitare Lëvizja e Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, ka thënë për ORAinfo, se gjatë këtij takimi nuk është arritur asnjë kompromis dhe së qëndrimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është unik sa i përket çështjes së Lapidarit të Dëshmorëve.

Mobi Casa

“Nuk kemi arritur asnjë kompromis rreth zhvendosjes së Lapidarit. Qëndrimi i përfaqësueseve shqiptarë të Luginës së Preshevës është unik, siç ka qenë edhe me herët, që Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-së të qëndroj aty ku është”, ka thënë Musliu.

Ai diku iu kundërpërgjigjur kryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili ka kërkuar një kompromis për çështjen e lapidarit duke e zhvendosur atë në ndonjë vend tjetër, Musliu ka theksuar se qëndrimi i përfaqësuesve të Preshevës është që lapidari mos të preket.

Ai ka shtuar se qëndrimi i tyre për moslëvizjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së, do të legalizohet nesër (e premte) në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet në Kuvendin komunal të Preshevës. (ORAinfo)