Eko Higjiena

Musliu : Kuvendi komunal i Bujanocit nuk është për reciprocitet

/ 2 minuta lexim

Bujanoc – Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, ka reaguar ashpër ndaj sjelljeve arbitrare të kryesisë së Kuvendit Komunal të Bujanocit, e cila në seancën e saj të rregull me ndihmën e këshilltarëve serbë, partner të koalicionit qeverisës, kanë hedhur poshtë mocionin e reciprocitetit me serbët e Veriut të Kosovës, të përgatitur nga këshilltarët shqiptarë të opozitës.

“Propozimi i shefit të këshilltarëve të LPD-së, Adnan Salihu, që të formohet një grup punues nga shefat e këshilltarëve shqiptarë për t’i ofruar qëndrimet rreth konkluzioneve, kishte për qëllim unitetin e faktorit shqiptar, por partia në pushtet me partnerët e koalicionit, nuk po zgjedhin mjete e metoda për t’i shkelur interesat e përgjithshme shqiptare, vetëm e vetëm për të mos e prishur kurorëzimin me partnerët strategjikë të koalicionit multietnik”, thekson Musliu, transmeton presheva jonë.

Uji Dea

Derisa, sipas Musliut, serbët e veriut të Kosovës kërkojnë autonomi për veriun e Kosovës, duke mos e përjashtuar as mundësinë e shpalljes së Republikës serbe, këshilltarët shqiptarë të Partisë Demokratike në pushtet, bashkohen me këshilltarët serbë të koalicionit për interesa të ulëta pushtetare, duke injoruar dhe përbuzur vullnetin e kolegëve të tyre opozitarë, për ato të drejta të cilat u takojnë edhe elektoratit të tyre shqiptarë.

Nuk është hera e parë, deklaroi Musliu, që PD-ja e Nagip Arifit e vulos turpin e bashkëpunimit me ata, të cilët po na shkatërrojnë bërthamën etnike, siç ndodhi mos-votimi i konkluzioneve kundër kërcënimeve primitive të kryeministrit Daçiq, për heqjen e lapidarit të dëshmorëve të ish UÇPMB-së në Preshevë.