Mobi Casa

Musliu: Koha e pushkës ka kaluar, mirëpo…

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) dhe ish komandanti politik i shtabit të përgjithshëm të UÇPMB-së, Jonuz Musliu në një intervistë për JugPress, ka thënë se koha e konflikteve të armatosura në Luginë ka kaluar dhe kjo kohë më nuk duhet të kthehet, mirëpo gjithçka mvaret nga Serbia.

“Nëse tenton përsëri me dhunë, terror dhe dëbim, atherë nuk ka tjetër mënyrë, duhet përgjigjur me forcë. Mirëpo, unë nuk them se duhet të bëhet luftë, por duhet të ketë paqë. Problemet të zgjidhen me bisedime dhe dialog, duke i shikuar në sy” ka thënë Musliu.

Ai konsideron që në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit shqiptar nga Lugina e Preshevës.

“Natyrisht, ne kemi kërkuar që të jemi në anën e Prishtinës” ka thënë Musliu për JugPress, transmeton presheva.com, i cili konsideron se duhet të bisedohet për ti zgjidhur problemet.

“Nëse Serbia dëshiron të udhëtoj drejt Bashkimit Evropian, atherë duhet ti zgjidh problemet e shqiptarëve. Pa zgjidhjen e problemit të shqiptarëve, nuk mund të shkohet drejt Evropës me probleme” konsideron Musliu.

Kryetari i LPD-së ka thënë se problemet duhet zgjidhur ose “në mënyrë kirurgjikale ose me dialog”.

“Kështu, në këtë mënyrë, me forcë, nuk besoj që edhe Evropa mund të përparojë dhe pranoj Serbië.. Pasi tani nuk është vetëm problemi i Luginës së Preshevë, por edhe problemi i Sanxhakut, aty është edhe Vojvodina” ka sygjeruar Musliu.

Ai situatën e sigurisë e konsideron si të vështirë, posaçërisht pas largimit të lapidarit në Preshevë.

“Qeveria e Serbisë nuk është e interesuar për stabilitet në Luginë të Preshevës, nuk dëshiron që Lugina e Preshevës të jetë në shtigjet e zgjidhjes së problemit, problemet sociale de ekonmike që ne i kërkojmë të aplikohen me të drejtat e njeriut, natyrisht të garantuara me ligj” ka thënë Musliu duke shtuar se “Qeveria e Serbisë nuk dëshiron të shohë se si duket realiteti në Luginë të Preshevës, por gjitherë e shikon me syze të errëta, me gjuhën e forcës, terrorit, me gjuhën e xhandarmerisë, policisë dhe ushtrisë, ku gjitkund bën trazira, kjo është gjuha e cila përdoret”.

ARKATANA

Në pyetjen se a do të vendosin partitë politike shqiptare që përmedorja e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendoset në ndonjë vend tjetër në Preshevë, Musliu ka thënë se Kuvendi komunal ka marrë vendimin për legalizimin e saj.

“Me ligj të gjitha komunat janë të njejta në Serbi. Shumicën e komunave në Serbi i lejohet që kuvendi komunal të marrë vendim për përmendoret, rrugët dhe ky është mënyra zyrtare që është votuar në Kuvnedin e Preshevës.

Ka shumë përmendore që janë të ngritura në vendbanime shqiptare, posaçërisht në vendet ku ata kanë rënë dhe deri tani nuk janë prekur” ka thënë Musliu duke thënë se kjo ka qenë kështu deri sa me disa deklarata u vlersua në Beograd se kjo është “provokim i qeverisë”.

“Kjo nuk është kurrfarë provokimi. Dihet mirë që edhe qeveria e Serbisë e ka pranuar një realitet të tillë gjatë viteve 2000-2001 kur është biseduar për zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës” ka thënë Musliu, transmeton presheva.com.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim që kjo përmendore të zhvendoset nga Presheva, duke ditur se çfarë ka ndodhur gjithçka rreth saj” ka thënë Musliu i cili konsideron që urgjent duhet të kthehet përmendorja, nuk duhet të mbahet si peng, jo vetëm përmendorja por i tërë problemi politik i shqiptarëve”.

Musliu ka thënë se asnjëherë nuk ka ekzistuar urrejtja ndërmjet banorëve në Luginë të Preshevës.

“Asnjëherë nuk ka qenë, për fat të mirë. Ne nuk kemi pasur një konflikt të armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve lokal, as në Preshevë as një Bujanoc dhe Medvegjë. Konflikti ka qenë direkt kundër uniformave, atyre që kanë kryer krime, kanë dhunuar, terrorizuar shqiptarët dhe ne nuk kemi pasur asnjë të vrarë serb lokal. Ne kemi ruajtur fqinjësinë, balansin e qytetarëve që jetojnë së bashku, romët, serbët dhe shqiptarët”, duke shpresuar se kjo do të mbetet edhe në të ardhmen.

“Të gjitha gjërat kanë ardhë nga Beogradi, largimi i lapidarit dhe vendosja e përmendores mbi fshatin Lluçan, e gjitha kjo është pasojë e Beogradir e jo qytetarëve lokal serb që jetojnë këtu” ka përfunduar Musliu. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.