Mobi Casa

Musliu: Gjykata serbe dorëzohet para drejtësisë shqiptare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bujanoc – Lëvizja e Progresit Demokratik, lirimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga Gjykata serbe për Krime Lufte, e vlerëson fitore të madhe të drejtësisë shqiptare, përballë dënimeve të rënda dhe joligjore.

Shtatëmbëdhjetë të rinj shqiptarë, nga Lugina e Preshevës, ish pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grup i Gjilanit”, para pesë vjetësh, pikërisht më 26 dhjetor të vitit 2008, u arrestuan në mënyrë spektakulare nga xhandarmëria serbe, duke u dënuar me 116 vjet burgim, me urdhër të Prokurorisë serbe për krime lufte kundër njerëzimit.

Uji Dea

LPD fitoren e drejtësisë shqiptare para proceseve të montuara politike, e konsideron edhe një fitore të luftës së drejtë çlirimtare të UÇPMB-së, e cila përmes Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, internacionalizoi çështjen shqiptare të Luginë së Preshevës.

LPD i përshëndet lirimin e të burgosurve shqiptarë, i përgëzon për qëndrimin e tyre burrëror para shantazheve, presioneve dhe dhunës serbe nëpër burgje, gjithashtu uron familjarët e tyre për lirimin e të dashurve të tyre dhe falënderon gjithë ata që kontribuan në tejkalimin e këtyre proceseve të montuara politike, thuhet në kumtesën e LPD-së, të nënshkruar nga lideri i saj zoti Jonuz Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.