Eko Higjiena

Musliu: Do të zgjidhet problemi i pranimit të studentëve të Mjekësisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi e autoriteteve shqiptare me problemet politike dhe ekonomike me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës e me theks të veçantë në fushën e arsimit.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, me bashkëpunëtorët e tij, ishin për një vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite zoti Musliu, pati rastin të takohet me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, me dekanin e Mjekësisë Bajram Hysa dhe me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

KKVITI

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi e autoriteteve shqiptare me problemet politike dhe ekonomike me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës e me theks të veçantë në fushën e arsimit.

Ministrja e arsimit z/nj. Lindita dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë z. Hysa, u zotuan se studentët e mbetur jashtë listës së pranimit në këtë fakultet do të pranohen në drejtimet përkatëse të mjekësisë së përgjithshme, farmacisë, stomatologjisë, infermierisë etj.

Musliu, i përshëndeti përzemërsisht autoritetet shqiptare, të cilat po interesohen për tu dalë në ndihmë bashkëkombësve të tyre në Luginë të Preshevës, me shpresë se edhe në të ardhmen nuk do të mungoj përkujdesja e Shqipërisë ndaj shqiptarëve të këtij rajoni, njofton Shërbimi për Informim i LPD-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.