Musliu, Dacicit: Ktheje lapidarin e UÇPMB-së, pastaj e shofim a vijmë apo jo në Beograd…

Bujanoc – Ftesa e kryeministrit serb Ivica Dacic drejtuar liderëve të Luginës së Preshevës për një takim në Beograd për të biseduar mbi “kërkesat e shqiptarëve në jug të serbisë” të quajtur si platforë nga ldierët e Luginës së Preshevës është pritur me mjaft rezervë, të cilën ftesë e konsiderojnë me prapavijë, njofton “Presheva Jonë”.
Musliu: Ftesa e Dacicit joserioze për liderët e Luginës….hedhje pluhur syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve
Liderët dhe përfaqësuesit e Ljuginës së preshevës ftesën e Dacicit duhet të kushtëzuar me largimin e gjandarmerisë serbe nga Lugina, me lirimin e të burgosurve tanë nga burgjet serbe, implementimi i marrëveshjes së Konqulit, me kthimin e lapidarit të UÇPMB-së etj.. Fundja edhe kryetari komunës së Preshevës në mediat serb kishte pohuar se s’ka bisedime as vizita në Beograd me qeveritarët serbë, pa kthimin e lapidarit të UÇPMB-së..” ka deklaruar ndër tjerash Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit.
“Dialogun lidiershipi shqiptarë nga Lugian e Preshevës vazhdimisht e ka përkrahur, por ketë e ka injoruar gjithnjë Serbia dhe vet Ivica Dacic. Bile ne e kerkuan Dacicn të vijnë edhe në Preshevë, pasi na e mori dhunshëm dhe tinëzisht lapidarin e UÇPMB-së, por nuk erdhi…” .
Sipas Musliu “ftesa e Dacicit drejtuar liderëve të Luginës ka prapavijën e vetë edhe shumë të qartë. Ftesa u bëhet lidereve të Luginës mu tash kur Serbisë i vyen data për ta fituar statusin e kandidates për në BE . Prandaj, ftesa e Dacicit për liderët e Luginës nuk është gjë tjetër veq hedhje pluhur syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve..tash në prag të ambicieve të Serbisë për anëtarësim në BE.”
Vec kësaj, sipas liderit të LPD-së në Luginën e Preshevës së fundit nuk pushojnë vizitat dhe “interesimi” i shtuar i Beogradit për rajonin, sikur kjo e fundit, Dacicit i teket më në fund t’i takoj liderët e Luginës për takim në Beograd. Megjithse ai e dinë fortë mirë se vrasjet e shqiparëve, ndjekjet, burgosjet dhe poltika diskriminuese e Serbisë ndaj të drejtave kombëtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë nuk janë që sot, por ato datojnë me decenie të tëra. Madje kjo poltikë antshqiptare nga Milloshevici është trashëguar besnikërisht edhe nga i besueshmi i tij Ivica Dacic sot kryeministër dhe shef i pocisë në Serbi..”