FITORJA

Musliu: Bujanoci është i të gjithëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc – Lëvizja e Progresit Demokratik, zgjerimin e koalicionit qeverisës në Bujanoc e vlerëson një hap pozitiv drejt konsolidimit të institucioneve komunale, të dala nga zgjedhjet e vitit të kaluar për pushtet lokal.

LPD, reagimin e UDSH për kinse shkelje të “Marrëveshjes së përbashkët të 6 qershorit e konsideron tendencioze dhe ndjellakeqe.

LPD ia përkujton UDSH-së se nuk kemi të bëjmë me ndonjë marrëveshje por për një Kumtesë, të përbashkët e cila kishte për synim “bashkëveprim politik brenda përbërjes së Kuvendit komunal në Bujanoc, me qëllim të mbrojtjes të interesave jetësore të shqiptarëve në komunën e Bujanocit”.

Është e drejtë e çdo subjekti politik të vendos për të hyrë në pushtet ose për të qëndruar në opozitë.

Uji Dea

Zgjerimi i koalicionit qeverisës është një proces i dyerve të hapura për të gjithë ata, që dëshirojnë të jenë pjesë e qeverisjes efikase e të përgjegjshme.

UDSH në Bujanoc, s’ka nevojë të merret më akuza të tilla të pabaza dhe shpifëse. Participimi në pushtet për avancimin dhe afirmimin e institucioneve të dala nga vota e popullit, nuk do të thotë “shkelje mbi gjakun e dëshmorëve”, siç reagon UDSH-ja.

LPD është një subjekt i dëshmuar për realizimin e kërkesave të shqiptarëve për më shumë të drejta në fushën e të drejtave individuale dhe kolektive, prandaj do krahasim për kinse servilizëm, paterica e interesa personale, i qofshin me nder UDSH-së.

Pavarësisht nga reagimet e UDSH-së,Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, për një unitet rreth manifestimeve të përvjetorëve të UÇPMB-së dhe unifikimit të qëndrimeve konform Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1991, pastaj në pajtim me Marrëveshjen e Konçulit dhe Platformën e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të vitit 2006, për ta jetësuar vullnetin e popullit të shprehur me referendum për bashkim me Kosovën, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga lideri i LPD-së, Jonuz Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.