UBT

Mushkolaj: Serbia e ka humbur Kosovën por nuk e ka humbur betejën për serbët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Analisti Imer Mushkolaj, duke folur në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosovës do t’ju imponohet themelimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

E gjithë kjo sipas tij, pasi “Serbia e ka humbur Kosovën por nuk e ka humbur betejën për serbët e Kosovës”.

Ai ka theksuar se Serbia do të përpiqet me çdo kusht që të krijojë autonomi për serbët në Kosovë, duke iu krijuar kushte adekuate.

KKVITI

“.., mund të arrihet marrëveshje pajtimi por jo para se serbëve t’ju sigurohet e drejta në Kosovë, në nivelin e një autonomie. Mund të mos quhet Autonomi, mund të quhet “lule bore”, por Asociacioni do të jetë me kompetenca të tilla autonomie”, ka thënë ndër të tjera Mushkolaj.

Ndërkaq, duhet përmendur se ekipi menaxhues për themelimin e Bashkësisë së komunave, të mërkurën përmes një njoftimi, kanë thënë se Prishtina ose kushdo tjetër, nuk ka mandat të kontrollojë ose drejtojë punën e Ekipit menaxhues.

“Është specifikuar se Prishtina, ose cilido tjetër, nuk ka mandat të kontrollojë ose drejtojë punën e Ekipit menaxhues, por vetëm me kërkesën e tij, me anë të vetëqeverisjeve lokale dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, mund të ofrojë mbështetje në punën, që ka qenë dhe kornizë për mbajtjen e takimit të sotëm”, kanë thënë gjatë një takimi me dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e veriut Vlladan Mihajloviq. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.