UBT

Mushkolaj: Kurti me logjikë skandaloze, për katër vjet sulmoi mediat e analistët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, të bëra gjatë tubimeve të fushatës zgjedhore.

Mushkolaj tha se Kurti po përpiqet të hedhë përgjegjësinë dhe fajin mbi analistët dhe gazetarët, duke përhapur urrejtje ndaj tyre.

Ai tha se lideri i Vetëvendosjes ka një logjikë skandaloze, duke shtuar se deklaratat e tij kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të përçajnë opinionin publik.

Sipas tij, Albin Kurti, ka bërë një përpjekje të vazhdueshme gjatë katër viteve të tij në pushtet për të sulmuar mediat dhe gazetarët, duke përfshirë edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Mobi Casa

“Nuk duhet të bëjmë muhabete se ku i marrim ne rrogat, por zoti Kurti atë që e ka deklaruar është një muhabet me plotë urrejtje duke u përpjekur që gjitha përgjegjësinë edhe fajin duke ia hedh analistëve, edhe duke rrejtur në masë të madhe sesa paguhen ata në jave nuk paguhen as ministrat e tij…Unë e kuptoj Kurtin se ai betejën më të madhe e ka me mediat edhe me gazetarët e ka pasur vazhdimisht gjatë këtyre katër vjetëve”, deklaroi ai në televizionin Dukagjini transmeton Klankosova.tv

Imer Mushkolaj shtoi se këto deklarata janë përpjekje për të minuar punën e medieve dhe për të mbuluar problemet e qeverisë.

“E kuptoj edhe Haxhiun, ecvila prapë u mundua të nxisë urrejtje kundër gazetarëve dhe mediave, përkatësisht kundër opinionistëve…Logjika skandaloze e Albin Kurtit, ai me qëllim i thotë këto deklarime, e përmend terrin, natën, sikur gazetarët në studio janë lloj “gogola” që merren natën edhe punojnë tërë natën me rrëzu Albin Kurtin”, deklaroi Mushkolaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.