Eko Higjiena

Musa Neziri ishte veprimtar i dalluar i shkollës shqipe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tash e 22 vjet më parë (korrik 1993), vdiq arsimdashësi i shkollës shqipe, Musa Neziri, profesor i edukatës fizike në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Një vdekje para kohe. Para kohe dhe e dhimbshme. Pse jo? Në kohën kur procesi mësimor filloi paralelisht të mbahej në të ashtuquajtura “Shtëpi-Shkolla”, Musa Neziri, profesor, i pari e liroi shtëpinë e vet për shkollën shqipe. Pra, shtëpia e tij u bë “odë” e dijes, nga e cila u shpërndan ditarët e punës për të vazhduar procesin mësimor shqip.

Musa Neziri, tash e 22 vjet që na mungon, ai pati një shpirt e zemër të fortë atdhetare. Ai me vullnet e lëshoi shtëpinë e vet për shkollën shqipe, vetëm e vetëm që të mos ndalet procesi mësimor shqip. Ishte 2 tetori i vitit 1991. Datë e rëndësishme për shkollën shqipe. Në këtë ditë u mbajtën protestat e nxënësve në Gjilan duke kërkuar nga okupatori serb që shkollat tona të lirohen nga okupuesi serb. Protestat u organizuan në mbarë Kosovën. Kudo u kërkua nga okupuesi të liroheshin objektet shkollore, të cilat i kishin uzurpuar organet e dhunshme serbe.

Andaj, shkollarët e gjimnazit të Gjilanit menduan se si do t’ia fillojnë procesin mësimor. Më në fund, u mor vendimi që në shtëpinë e Musa Nezirit të fillojë procesi mësimor. Ishte gjest madhor i profesorit në fjalë, i cili ishte i vetëdijshëm se do të ketë pasoja nga organet e dhunshme serbe. Andaj, për çdo ditë e prite ndonjë rebelim ndaj tij nga pushteti i asaj kohe. Ai, pas këtij “gjesti” atdhetar, qe i ftuar disa herë nga organet e dhunshme serbe.

Këto ishin kërcënime ndaj veprimtarëve shqiptarë. Kjo “lajme”, zatën, ia ndryshuan gjendjen shëndetësore profesorit të edukatës fizike të gjimnazit të Gjilanit. Musa Neziri nuk u ipte, por këtë “gjendje” e përjetoi thellë, sa zemra e tij s’mundi ta përballojë gjer në fund. Ai çdo ditë e shihte vetën jo mirë. Një ditë prej ditësh, kjo “gjendje” e tij u përkeqësua sa u prek thellë nga lajmet që i vinin nga organet serbe.

Mobi Casa

Vdiq Musa para kohe, një veprimtar i madh i shkollës shqipe. Ishte kjo kohë e nder dhe e rëndë. Kohë pa kohë. Gati në të gjitha shkollat shqipe në Kosovë ishte një gjendje e tillë, ku procesi mësimor zhvillohej nëpër shtëpi-shkolla. Edhe në Gjilan u bë kjo “formë” e mbijetesës së shkollës shqipe. Nxënësit e profesorët nuk mbetën rrugëve. Pra, nga shtëpia e M. Nezirit filloi jeta e dytë e shkollës sonë.

Dhe, jeta e shkollës shqipe nuk u ndalë edhe në momentet më të rënda të jetës. Ishte kjo kohë e vështirë, kur policia serbe keqtrajtonte dhe bënte dhunë mbi të rinjtë shqiptarë. Përkundër kësaj, shkolla shqipe nuk u gjunjëzua e mbijetoi.

Mirëpo, Musa Neziri, një i ri punëtor, akoma pa e shijuar jetën rinore, vdiq në korrik të vitit 1993 në moshën 45 –vjeçare, tash e 22 vjet më parë. Por, vepra e tij mbeti shembulli i më i mirë i një veprimtari të madh të shkollës kombëtare shqipe./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.