Fundamenti

Musa Ajeti – njeriu i rrallë i shkencës dhe i dijes

/ 8 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dr. Musa Ajeti është personazhi kryesor i këtij shkrimi. Për të ardhur gjer te ky njeri i shkencës, nuk e patëm lehtë. Ai nuk gjendet lehtë. Njeriu atë e gjen nëpër fakultete, biblioteka, arhive, shkolla, institucione arsimore e shkencore, në takime me studentë, njerëz të shkencës, por atë e gjen edhe duke shfletuar e shkruar libra jo të artit letrarë, por libra të numrave apo të këndeve të ndryshme të matematikës. Kjo është bota e tij shkencore. Botë e veçantë e jetës së tij. Është njeri që nuk i imponohet. E ka një veçanti të personaliteti. Nuk flet shumë e as nuk “krekoset”, por mundohet të jetë tamam i urtë, fjalë pak e punë shumë. Njeri modest, i cili, vetën e rrëfen ashtu si e jeton me botën e shkencës hulumtuese…

Dr. Musa Ajeti flet e s’ndalet për trupat gjeometrikë, për gravitacionin e tokës, por flet edhe për arritjet e tij të shumta në shkencën e natyrës, për të cilën është specializuar dhe ka marrë titullin Doktori i Gjeometrisë Analitike. Dhe, ai është i pari doktor i gjeometrisë në Kosovë e më gjerë.

Shih për këtë, ai sot i gëzohet punës së tij shkencore. Disa herë kemi tentuar gjatë bisedës të marrim shënime me kutinë “magjike”, por ai nuk e preferoi këtë duke thënë se “ja po ju flas dhe shihni këto janë dëshmi të “gjalla” të jetës e të punës sime…”.

Në një rast tha se të gjitha ato rrugë të shkollimit, nga nisja e parë e arsimit fillor e gjer te doktoratura e fundit, i ka bërë me vullnet dhe me punë përkushtuese. Musa Ajeti është tepër modest. Modestia e tij shihet në bisedë, kur ai nuk e fsheh realitetin e punës së tij. Nuk preferon të ulet diku, si se bëjnë të tjerët të kësaj “kategorie”, por thotë troç: “ulemi kudo”, e jo atje ku nuk ka nevojë. I tillë është ky punëtor i madh i shkencës.

Sytë e tij “flasin” për diçka që të përkujton shkencëtarin tonë, Gjotën e ndonjë tjetër. Pse jo? Me vete bart çantën me plot libra shkencorë. Është adhurues i librit, jo vetëm i degës së ngushtë të gjeometrisë apo të matematikës, por me vete ka edhe libra të tjerë.

Thotë, kah shkoj e endem, me vete e kam librin. Ky më shoqëron dhe më bën të jem “gjallë” për të jetuar me shkencën e dijes. Musa Ajati tash ka titull të doktorit të shkencës së matematikës. Gjer te kjo arritje ka bërë shumë punë e mundi. Nuk është ndalë, por gjithnjë ka hulumtuar temën e preferuar nga profesorët e tij. Është i lindur më 6 janar të vitit 1961 në fshatin Peçenë, komuna e Preshevës. Tash është me vendbanim në Gjilan. Është edhe shtetas i Republikës Kosovës. Jo vetëm kaq. Shkollën fillore e ka të kryer në fshatin Sopot, Republika e Maqedonisë. Këtu ka vijuar mësimet deri në klasën e katërt. Klasën e V-VI i ka kryer në fshatin Strezovc, komuna e Preshevës, kurse klasën e VII-VIII në Preshevë. Ka kryer gjimnazin “Skënderbeu” në drejtimin matematiko-natyror.

Dhe, jo vetëm kaq. Ai ka vazhduar edhe studimet tjera. Shkollën e Lartë e ka kryer në Shkup në Akademinë Pedagogjike “Kliment Ohriski’’ në Gjuhën Shqipe – drejtimi Matematikë-Fizikë, kurse Fakultetin Pedagogjik në Rijekë të Kroacisë në drejtimin e Matematikës dhe Fizikës. Po ashtu, masterin e ka kryer në Fakultetin Filologjik “ Vladimir Bakariq”.

Hidromorava

Ditë më parë, Musa Ajeti, ka Doktoruar në Universitetin “ Pasiji hilendarski” në Plovdiv në Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës në Katedrën e Gjeometrisë me temën: ”Tri prodhimet në hapësirën katërdimensionale të lidhur afine pa tensor”.

Po kështu, në vitin 1983, për së pari herë filloi të punojë në Gjimnazin “Gocen Delcev’’ Kumanovë, e pastaj në Gjimnazin’’Skënderbeu” në Preshevë. Ndërkohë, ai ka punuar edhe në gjimnazin e Bujanovcit me honorar. Ka punuar edhe me shumë kënaqësi në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, edhe atë 3 vite me radhë.

Tani punon në Fakultetin Shtetëror të Tetovës, dega në Shkup në drejtimin e Matematikës, ku ligjëron Gjeometrinë Analitike dhe transformimet gjeometrike, matematikën 1&2. Veprimtaria shkencore e dr. Musa Ajetit është mjaft e voluminoze, e cila në vete ngërthen tekste shkencore nga dija e matematikës. Këto tekste ai i ka botuar për ndihmuar shkollarët e rinj, të cilët për herë të parë “takohen” me gjeometrinë analitike etj.

Ja tekstet e tij shkencore: Matematika për kl. e I (shkollës fillore) me përmbledhje; Matematika 3, për klasën e tretë shkollës fillore; Matematika 4 për klasën e katërtë shkollës fillore; Pitagora 3, përmbledhje detyrash për kl. e 3-4; Pitagora 5, përmbledhje detyrash për kl e 6; Pitagora 6, përmbledhje detyrash për kl e 7; Pitagora 7, përmbledhje detyrash për kl e 8; Pitagora 8, përmbledhje detyrash për kl e 9; Pitagora 1, Formula matematikore, për shkolla fillore e të mesme, por edhe për shkollat e larta. Libri i parë elektronik në viset shqiptare (kl. V-VI) të shkollës fillore.

Këto tekste përdoren në gjithë trevat shqiptare për nxënës të talentuar në (Republikën e Kosovës, R. e Maqedonisë dhe R. e Shqipërisë si dhe në Luginën e Preshevës). Pos, teksteve, ai ka mbajtur shumë seminare, si janë: 104 orë seminare gjatë vitit 2000-2005 në Beograd të financuara nga Komuna e Preshevës, mandej ka publikuar shumë punime shkencore, si janë: “Kërkimet për numri π” – botuar në revistën “Vizione”; “Prodhimet e Çobishevit” – botuar në revistën e Fakultetit të Matematikës dhe Informatikës në Plovdiv (Bulgari); “Prodhimet gjeodezike në hapësirën 4 dimensionale pa tensor”, të botuar në revistën “Buletin” në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Prishtinë; “Prodhimet karteziane”, të botuara në Fakultetin e Evropës Juglindore (shtul) – Tetovë; “Prodhimet e konjuguara me shumë baza në hapësirën katërdimensionale pa tensor” – botuar në Fakultetin “ Kiril i Metodiji” në Shkup; “Tri prodhimet në hapësirën katërdimesionale të lidhur afine”, botuar në revistën e veçantë në botë “Tensor” në Japoni; “Prodhimet simetrike dhe antisimetrike”, – botuara në Sofje – Bulgari etj. Mandej, ai ka mbajtur konferenca në vitin 2010 “ Remia” në Plovdiv të Bulgarisë, më 2012 në Ohër të Maqedonisë, ku ka përfaqësuar Fakultetin e Plovdivit me punimin tij: “ Prodhimet e konjuguara me shumë baza të transformuara”. Pos këtyre punimeve e debateve, ka organizuar Olimpiadën mbarëkombëtare në vitin 2010 në Preshevë, ku kanë marrë pjesë këto shtete: (R. e Kosovës, R. e Maqedonisë, R. e Shqipërisë si dhe Lugina e Preshevës).

Me këtë rast vlen të përmendet punimi i tij që është botuar në Japoni ku janë 72- prodhime që paraqesin 72 invariante ku deri më tani janë njohur vetëm 35 prodhime. Këto “zbulime” dr. M. Ajeti i ka arritur duke iu falënderuar Prof. dr. Georgi Zlatanov, sepse, ky është profesori që është i vetmi në botë që njihet si shkencëtari, i cili ka arritur të zbulojë formulat 11(D) dimensional.

Prof. dr. Georgi Zlatanov ka qenë student në doktoraturën e profesorit dr. Aleksandër Norden, kurse Aleksander Norden ka vdekur në vitin 1978. Ky ka punuar në Institutin e Gjeometrisë në Kazan, Rusi dhe njihet si baba i Gjeometrisë i të gjithave kohërave. E ka pasur për nder ta ketë profesorin Aleksander Norden, ku, sa ishte gjallë kishte shtuar: “gjatë tërë karrierës time i kam pasur dy studentë të mirë, si: Timafev nga Rusia; Zlatanov-dhe personazhi i këtij shkrimi në fjalë. Ja ky ishte“fati” i tij të doktorojë në këtë lëmi të Gjeometrisë Analitike te ky profesor me renome botërore. Në fund të bisedës i uruam shumë suksese të mëtejme në shkencën e dijes./Tefik Selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.