UBT

Murtezi: Nën menaxhimin tim do të ketë përgjegjësi dhe llogaridhënie më të madhe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Enver Murtezi i cili ka një përvojë të mirë dhe të gjatë në shërbimet shëndetësore është njëri nga kandidatët e mundshëm për të udhëhequr me Spitalin e Gjilanit. Madje Murtezi konsiderohet si kandidati më profesionist dhe më i përgjegjshëm për ta quar përpara punën profesionale dhe menaxhimin në Spitalin e Gjilanit.

Enver Murtezi ka një plan konkret dhe është i përkushtuar që të jetë në krye të menaxhmentit të Spitalit të Gjilanit.

UBT

“Po edhe unë jam njëri ndër gjashtë kandidatët e mundshëm për Drejtor të Spitalit që kemi konkurruar. Nëse do të zgjidhem Drejtor do t`i vazhdoj punët e mira të kolegëve, do ta rris disiplinën në punë, do të angazhohem në krijimin e kushteve më të mira për punë, rritjen e higjienës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët. Planet e mija janë në rritjen e games së shërbimeve shëndetësore, duke i dërguar në specializim mjekë të rinj në ato lami që i mungojnë Gjilanit, si dhe përmes trajnimeve si në vend dhe jashtë vendit, pastaj me blerjen e pajisjeve mjekësore” tha Murtezi për rajonipress.

Murtezi tha se do e rris bashkëpunimin me QKMF në Gjilan, Dardanë dhe Viti dhe komunikim të vazhdueshëm me ShSKUK. “Pra, nën menaxhimin tim do ketë përgjegjësi dhe llogaridhënie më të madhe” tha Murtezi./rajonipress/