GRANDEMALL

Murtezaj: Kufijtë etnik s’janë të pranueshëm në Evropën e sotme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e Berlinit.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka thënë se kufijtë etnik nuk janë të pranueshëm në Evropën e ditëve të sotme.

“Çfarëdolloj vizatimi ose ridelimitimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik jashtëzakonisht të madh”, ka thënë Murtezaj në Klan Kosovë.

“Kosova duhet t’i ketë vijat e veta. Në këtë fazë është po ashtu shumë e rëndësishme që vendi t’i ketë idetë dhe propozimet e qarta për procesin e dialogut”.

Murtezaj, i cili është edhe profesor universitar në Francë, ka thënë se ky shtet e përkrah dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

FITORJA

“Në idenë për korrigjimin e kufijve, ndarjen e Kosovës, varësisht si e quajmë, Franca nuk ka qenë më e zëshmja. Por, qëndrimet franceze dihen: Nëse të dy palët pajtohen dhe nëse çfarëdo marrëveshje ratifikohet në dy parlamentet, për ata do të ishte e pranueshme”.

Ai ka folur edhe për Samitin e Berlinit që do të mbahet më 29 prill, ku do të marrin pjesë Kosova dhe Serbia.

“Po flasim për dy protagonistët kryesorë të Europës, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Ata po bëhen bashkë për të dhënë disa mesazhe, integrimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian dhe dialogu do të jenë në fokus”.

“Procesi i dialogut është lidhur nyje, dikush duhet të zgjidh ose ta pres këtë nyje. Nuk pritet ndonjë ngjarje spektakulare, por mesazhet duhet të jenë të qarta”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.