GRANDEMALL

Murphy: Vendimet në Prishtinë tani po i rrezikojnë pa nevojë trupat e NATO-s, nuk i përkrahim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë një ditë para tensioneve në veri të Kosovës, në një intervistë për “Atlantic Council”, ka folur për situatën aktuale në veri të vendit dhe për de-eskalimin e nevojshëm të situatës.

Në bisedë me Ilva Taren, Murphy ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’janë të interesuar për veprime në veri të Republikës së Kosovës, që rrezikojnë jetën e ushtarëve të KFOR-it, në veçanti të ushtarëve amerikanë pa nevojë.

“Kurti eci përpara për të pasur zgjedhje, pati sens deri tek betimi. Por unë thjesht nuk besoj që ai duhej të shtynte kryetarët të kishin qasje në objektet e Komunave, gjë për të cilën Qeveria e Prishtinës e dinte që do të prodhonte një situatë, e cila do të mund të kthehej në situatë të dhunshme”, ka thënë Murphy, raporton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

Murphy ka deklaruar se vendimet që po i merr Kosova po vendosin trupat e NATO-s në rrezik pa nevojë dhe se nuk përkrahin diçka të tillë.

“Trupat e SHBA-së janë në Kosovë. Janë pjesë e forcës së NATO-s për të mbrojtur Kosovën. Unë mendoj se veprime e Prishtinës tani janë duke vendosur trupat e NATO-s në rrezik panevojshëm. Kjo është diçka që kongresistët s’do të ishin të interesuar asnjëherë, që trupat e NATO-s, ushtarët amerikanë të gjenden në në një rrezik të panevojshëm”, ka thënë Murphy./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.