UBT

Muriqi: U zgjuam pasi pësuam golin, por ishte vonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi ka pranuar se Kosova e pati të vështirë të zhvillonte lojën e vet ndaj Greqisë. Sipas tij, reagimi i Dardanëve pas pësimit të golit, erdhi vonë.

“Kur erdhëm këtu, e dinim që kishin të bënim me një kundërshtar shumë të fortë në aspektin mbrojtës dhe sulmues. Ishim pak më mirë se në ndeshjen e parë”.

“Pasi pësuam golin, u zgjuam, por ishte vonë. Na vjen keq, ishte një rast i mirë për të marrë tri pikë. Kemi edhe dy ndeshje, të marrim vendin e dytë dhe të kualifikohemi si vendi i dytë më i mirë”, është shprehur ai.

FIDANISHTJA

Greqia tashmë e ka siguruar vendin e parë, por – sipas Muriqit – Kosova ka ende motiv për të luajtur dhe kërkuar rezultate pozitive.

“Sa më shumë rotacion dhe sa më shumë lojtarë të mirë të kemi në skuadër, aq më shumë freski. Ne nuk jemi të njëjtë. Fatkeqësisht, kemi të lënduar dhe lojtarë të pezulluar. Nuk doli siç e kishim menduar.

“Kemi në shtator ndeshjet e ardhshme dhe shpresojmë të jemi 100 për qind gati. Jemi duke luajtur futboll, nëse nuk e arrin vendin e parë, të luftojmë për të dytin, e kemi kapacitetin”, ka thënë sulmuesi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.