Eko Higjiena

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vedat Muriqi dalë ngadalë po hyn në histori të Mallorcas.

Futbollisti kosovar është duke shkëlqyer në kampionatin spanjoll në sezonin e tij të tretë.

Fillimisht, para dy sezonesh i kaloi gjashtë muaj huazimi në ekipin ishullor, të cilin e ndihmoi të mbetej në ligën elitare, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, në edicionin e kaluar ishte njëri prej golashënuesve më të mirë të La Ligas me 15 gola, duke qenë përsëri shpëtim për Mallorcan.

E “Pirati” e ka rikthyer formën në këtë sezon pasi paraprakisht nuk shënoi në katër xhirot e para, ndërsa në tri ndeshjet e fundit realizoi vazhdimisht.

Me këta tre gola, prizrenasi arriti në kuotën e 23 golave të shënuar për Mallorcën, duke e kaluar ish-futbollistin e këtij klubi, Nadal.

Aktualisht, përfaqësuesi kosovar e ndan pozitën e tetë së bashku me ish-lojtarët e klubit, Magdaleno, Aduriz e Chory Castro.

Por, nëse vazhdon me këtë ritëm, ish-futbollisti i Fenerbahçes mund të ngritet në pozitat e para.

FIDANISHTJA

Për shembull, vetëm një gol më shumë se Muriqi e kishte shënuar sulmuesi i dikurshëm Luque, respektivisht 24 gola në 73 ndeshje për Mallorcën.

Ibagaza i kishte realizuar 25 gola, pra dy më shumë se sulmuesi kosovar, kurse kamerunasi Webo është i pesti në listë me 27 gola.

Në pozitën e katërt është Guiza, i cili i ka realizuar 28 gola në total, ndërsa në sezonin 2007/08 e kishte fituar çmimin “Pichichi” me 27 gola.

Pra, Muriqit i nevojiten vetëm edhe 5 gola për ta ndarë vendin e katërt me Guizan.

Ndërkaq, pak më larg është Victor, me 37 gola të shënuar, që e zë vendin e tretë, shkruan “Gazeta Express”.

Venezuelasit Arango, që kishte luajtur për Mallorcën në fillim-vitet e 2000-ta, i takon vendi i dytë me 45 gola.

Ndërkaq, lider absolut tek Mallorca, me një rekord vështirë të thyeshëm, mbetet legjenda kamerunase, Samuel Eto’o.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Barcelonës i kishte shënuar 54 gola në periudhën 2000-2004. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.