Uji Dea

Muriqi mposhti Vasquezin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Elvir Muriqi me sukses i është rikthyer ringut pas 15 muajve pushim. Boksieri kosovar ka mposhtur Paul Vasquezin me vendim të shumicës së gjyqtarëve pas 8 rundeve, në meçin e zhvilluar në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy gjyqtarët rreth ringut kanë vlerësuar duelin me 77:75, 77:75, deri i treti ka vlerësuar përballjen si të barabartë 76:76. Për Muriçin, i njohur me nofkën, ‘Kosova Kid’, kjo është fitorja e 40-të në karrierën e tij profesioniste të peshës gjysmë të rëndë në boksin profesionist.

Uji Dea

Boksieri me prejardhje nga Peja, deri më tani ka 40 fitore, prej tyre 24 me nokaut dhe vetëm 5 humbje. 33 vjeçari para këtij dueli kishte thënë se pret t’i rihapet rruga edhe për sfidim të titullit të botës në peshën gjysmë të rëndë, ndërsa kishte shprehur dëshirën të zhvillojë një përballje me kampionin e versionit WBA, Beibut Shuemneov.