Fundamenti

Muriqi flet për përballjen Rrahmani – Haaland

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kombëtarja e Kosovës do ta marrë sot rrugën drejt Oslos ku e pret përballja me Norvegjinë, në miqësoren e vetme të muajit qershor.

Dardanët kanë ushtruar këto ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në kryeqytetin norvegjez para përballjes me Kombëtaren vendëse, shkruan “Gazeta Express”.

E në këtë ndeshje do ta shohim një përballje gjigantësh: Amir Rrahmani do të ketë punë me njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, Erling Haaland.

Mobi Casa

Vedat Muriqi, shok skuadre i Rrahmanit tek Kosova, beson se futbollisti i Napolit ka kapacitet dhe aftësi për ta ndalur sulmuesin e Manchester Cityt, i cili iu ka sjell probleme shumë mbrojtësve dhe shumë ekipeve evropiane.

“Norvegjia ka lojtarë superyje botërore, por nëse bazohemi te Haaland, edhe ne e kemi kapitenin tonë që e ka fituar Serinë A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk besoj se Haaland do ta ketë të lehtë kundër nesh dhe sidomos kundër Amirit”, deklaroi sot Muriqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Ndeshja miqësore mes Norvegjisë dhe Kosovës do të luhet më 5 qershor në Oslo dhe kjo do të jetë mundësia e fundit e selektorit Franco Foda për ta pasur një pasqyrë për lojtarët që do t’i ketë në dispozicion në Ligën e Kombeve, e cila do të nisë në muajin shtator. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.