HW

Muriqi, alternativë e Icardit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Galatasaray nuk e di ende se cili lojtar do t’i prijë sulmit të ekipit të tij në sezonin 2023/24.

Gjiganti turk mbeti mjaft i kënaqur me paraqitjet e Mauro Icardit në edicionin e fundit ku ky ekip u shpall kampion i Turqisë.

Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas ishte i huazuar në Stamboll nga Paris Saint-Germaini dhe po flitet se do të largohet prej aty për t’u rikthyer eventualisht në Itali, ku e pëlqen Milani, shkruan “Gazeta Express”.

E ndërkohë, Galata e ka alternativën e ish-sulmuesit të Sampdorias dhe Interit.

Sipas mediave turke, nëse kampioni aktual i këtij shteti nuk arrin ta bind Icardin të qëndrojë në këtë ekip, atëherë do t’ia mësojë sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

FIDANISHTJA

“Pirati” shkëlqeu në La Liga në sezonin e fundit duke i realizuar 15 gola dhe duke e ndihmuar Mallorcan të mbetet në ligë.

Klubi ishullor spanjoll thuhet se i kërkon së paku 10 milionë euro për kartonin e 29 vjeçarit.

Prizrenasi kishte luajtur me sukses në Turqi, mbi të gjitha me ekipet Rizespor dhe Fenerbahçe dhe kur ishte pjesë e Lazios nuk e kishte përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të rikthehej në Turqi, aty ku ndihet si në shtëpi.

Sulmuesin shtatlartë e duan edhe klube të ndryshme të La Ligas, të Premierligës dhe në Serie A, shkruan “Gazeta Express”.

Nëse Mallorca e merr një ofertë të kënaqshme atëherë mund të heq dorë nga lojtari i saj kryesor, i cili nga ana e tij është shprehur i lumtur në këtë klub, ku pëlqehet shumë nga tifozët. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.