FITORJA

Muri në Mitrovicë rrënohet në janar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

PDK-ja dhe AAK-ja janë pajtuar që muri në Mitrovicë të rrënohet gjatë janarit 2017. Për ta arritur këtë kompromis, subjekti opozitar ka hequr dorë nga kërkesa për shkarkimin e ministres Tahiri, si dhe nga ndërprerja e dialogut në Bruksel, bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”.

Muri i vendosur para rreth një muaji në Mitrovicën e Veriut, pritet të rrënohet në janar të vitit 2017.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, sipas të cilave, partia më e madhe në pushtet (PDK) dhe partia opozitare AAK janë pajtuar që të kalojë në Kuvend rezoluta e kësaj të fundit për rrënimin e murit, me kusht që të hiqet kërkesa për shkarkimin e ministres Edita Tahiri dhe të ndërpritet dialogu me Serbinë.

Uji Dea

Edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është shprehur e bindur se muri në Mitrovicë do të largohet.

“Draftrezoluta është përgatitur dhe pritet të miratohet. Ky mur është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Ajo megjithatë nuk ka treguar se kur do të largohet muri, por ka thënë se largimi i këtij të fundit do të bëhet në momentin kur Qeveria të marrë një vendim të prerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.