Fundamenti

Murati: Opozita e painteresuar të konstituojë Kuvendin dhe të zhbllokojë procesin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka akuzuar sërish opozitën për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

“Kjo është sjellja e opozitës aktuale. Janë totalisht të painteresuar që të konsistuojnë Kuvendin dhe të zhbllokojnë procesin, pra edhe bllokojnë, por edhe s’duan të hapin rrugë për të tjerët që të zhbllokojnë. Me votën e tyre kundër ata po e pamundësojnë konstituimin e Kuvendit. Duhet të rikthehemi te baza, Kushtetuta thotë propozimi i takon partisë fituese”.

Ai tha se partia e parë s’mund të marrë propozime nga partia e katërt, duke iu referuar propozimit të AAK-së për Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin.

Murati tha se nëse opozita e kushtëzon votimin atëherë edhe partia e parë mund të kushtëzojë zgjedhjen e nënkryetarëve nga këto parti.

“Nëse fillojmë të hyjmë në qarkun e kushtëzimeve, Kuvendi s’do të konsituohej kurrë. Ne s’jemi të interesuar për bllokada. Po të varej prej neve Kuvendi do të konstituohej më 15 prill”.

Ai tha se si zgjidhje për dalje nga kjo situatë është që “të gjitha subjektet opozitare që të reflektojnë ngjashëm si herën e kaluar.

UBT

“Është në interesin e shtetit që të konstituohet Kuvendi”.

“Çka nëse neve s’na pëlqen një nënkryetar, por ne s’po duam të bllokojmë”.

Për Haxhiun ai tha se është deputetja më e votuar në legjislaturën aktuale.

“Nëse hymë në skenarë të tillë do të ishte paradoksale. S’mund të kemi skenarë ku edhe ne e kemi shumicën prej 61 votash edhe opozita për t’i votuar nënkryetarët”.

Murati paralajmëroi sërish se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, do t’i ftojë edhe njëherë në konsultime përfaqësuesit e partive politike.

“Në thirrjen të konsultimeve të marrë pjesë edhe LDK, jo sikurse sot që s’mori pjesë dhe që të ketë një dakordim për të ecur përpara”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.