FIDANISHTJA

Murati: Nuk jemi për skenarin e fundit që do të ishin zgjedhjet e reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se partia e tij, është e gatshme për zgjedhje, por nuk janë për këtë opsion.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati ka thënë se subjekti i tij politik si fituese e ka të drejtën e propozimit të kandidatit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke e propozuar Albulena Haxhiun.

Murati theksoi se Vetëvendosje nuk po e bllokon procesin, pasi deputetët e saj po e mbështesin kandidaturën e Haxhiut, bashkë me disa vota nga minoritetet.

Ai vlerësoi se ka progres në këtë drejtim, duke përmendur se në seancën e fundit votuan 41 deputetë kundër propozimit të LVV-së, një numër më i vogël krahasuar me seancat e kaluara.

FIDANISHTJA

Sipas tij, Kushtetuta ia njeh të drejtën vetëm partisë fituese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Ministri në detyrë i Financave, njëherësh deputet i LVV-së, theksoi gjithashtu se subjekti i tij nuk dëshiron të çojë vendin në zgjedhje të reja parlamentare.

“Ne nuk jemi për skenarin e fundit që do të ishin zgjedhjet, mirëpo në një situatë të tillë, kur deputetët po refuzojnë të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre për të konstituar Kuvendin, atëherë kjo do të nënkuptonte se shteti nuk mund të mbetet pafundësisht pa Kuvend të konstituuar”, tha Murati./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.