Eko Higjiena

Murati në ShBA takohet me shefin e FMN-së, ia përmend nivelin e ulët të borxhit publik

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili u takuan me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, David Amaglobeli.

Ministri Murati përgjatë takimit prezantoi disa nga indikatorët ekonomikë dhe progresin që ka arritur Kosova.

Mobi Casa

Ndër të tjera, Ministri Murati përmendi edhe nivelin e ulët të borxhit publik. Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%.Palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe.Palët vijuan takimin duke diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.