ARKATANA

Murati-Leka: Mbi 125 milionë euro pritet të jetë buxheti 3 vjeçar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027 në Komunën e Gjilanit. Drejtoresha për Buxhet e Financa, Herolinda Murati Leka, tha se dëgjimet buxhetore të organizuara me qytetarët e komunës, kanë përfunduar me sukses, dhe në këtë mënyrë tani kalohet në fazën tjetër të buxhetimit komunal.

Sipas saj propozimet e dalura nga këto dëgjime buxhetore do të shqyrtohen në mënyrë që të bëhen pjesë integrale e buxhetit të komunës sonë për 3 vitet e ardhshme.

“Duhet theksuar se buxheti për të cilin është diskutuar përfshinë në kumulativ 3 vjeçar një shumë prej 125,802,647.00 euro” tha Herolina Murati- Leka.

Drejtoresha për Buxhet e Financa, më tej shtoi se me këto dëgjime buxhetore, qytetarëve të komunës sonë, i’u është dhënë mundësia që të marrin rol aktiv në procesin e planifikimit të buxhetit të komunës sonë.

ARKATANA

Ajo falënderoj të gjithë bashkë-qytetarët, të cilët kanë gjetur kohë që t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për këto dëgjime buxhetore.

Sipas saj pjesëmarrja e tyre ka qenë e një reprezentacioni jashtëzakonisht heterogjen.
Drejtoresha për Buxhet e Financa, shtoi se në këto takime kanë pasur banorë të lagjeve urbane, banorë të fshatrave që nga fshatrat e afërta e deri tek ato kufitare, ka pasur gjithashtu përfaqësues të organizatave rinore, OJQ, studentë, sportistë, përfaqësues nga komuniteti i kulturës, gra pensioniste, gra të vet-punësuara, aktiviste e grupe tjera të interesit.

“Ky interesim për të qenë pjesë e këtyre dëgjimeve buxhetore shpërfaq më së miri besimin që qytetarët kanë në këtë proces të rëndësishëm të planifikimit të buxhetit për komunën tonë”, tha drejtoresha Murati- Leka./rajonipress/