FITORJA

Murati – Haradinajt: Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit prekën shifrën 12 milionë euro gjatë Qeverisë suaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në lidhje me shpenzimet për udhëtime jashtë vendit.

Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se e vetmja herë kur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit kanë prekur shifrën 12 milionë euro, ka qenë pikërisht në kohën kur qeverinë e udhëhiqte Haradinaj.

Murait ka publkuar edhe dy grafikone të këtyre shpenzimeve që nga viti 2015.

GRANDEMALL

“Deputeti Haradinaj sonte paska thënë shumë të pavërteta, e njëra nga to ishte edhe për shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit. Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti i ka rritur këto shpenzime në 12 milionë euro, nga 5 milionë euro sa paskan qenë në kohën kur ka qeverisur Haradinaj. E vërteta është se e vetmja herë kur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit kanë prekur shifrën 12 milionë euro, ka qenë pikërisht në kohën kur qeverinë e udhëhiqte Haradinaj – në vitin 2018 (grafikoni 1).

“Nëse merret vetëm shpenzimi i qeverisë qendrore (grafikoni 2), shihet se përkundër çmimeve më të larta të udhëtimit pas pandemisë, viti 2023 megjithatë mbetet më i ulët se cilido vit i qeverive paraprake (2015-2019), me përjashtim të kohës së pandemisë kur kufijtë ishin të mbyllur”, ka shkruar ai.

“E madje edhe kjo rritje në vitin 2023 vjen kryesisht si rezultat i rritjes së trajnimeve jashtë vendit për sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Vetëm për FSK, shpenzimet e udhëtimit, që në fakt janë shpenzimet për mbulimin e trajnimeve të ndryshme të ushtarakëve, për vitin 2023 ishin 1.78 milionë euro. Që len të kuptohet se pa këto trajnime, shpenzimi i qeverisë qendrore për vitin 2023 do të sillej në rreth 5.2 milionë euro. Propaganda dhe shpifjet e tilla do të shpeshtohen, sa më poshtë që dalin në sondazhe e sa më të pashpresë që bëhen”, ka thënë Murati. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.