FIDANISHTJA

Murati: Çkado që kërkohet për veriun e Kosovës, të kërkohet edhe për Kosovën Lindore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, duke folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës më 31 korrik dhe për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se mund të kishte përshkallëzim të situatës, ka thënë se në këto rrethana nuk mund të ketë luftë klasike në mes të Kosovës dhe Serbisë e as agresion tipik.

Murati ka deklaruar se problemi i veriut është problem i thellë politik që nuk zgjidhet me ushtri dhe polici, por me ndërhyrje politike.

Ai ka thënë se prej vitit 2011, kur kanë filluar bisedimet, është gabim i rëndë nga ana e Kosovës që nuk e kanë shtruar problemin e Kosovës Lindore.

“Pra në radhë të parë duhet të vendoset parimi i reciprocitetit, çkado që kërkohet për veriun e Kosovës duhet të kërkohet edhe për Kosovën Lindore”, ka thënë Murati.

Ndërsa për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se nuk duhet të lejohet në Kosovë sepse është një mekanizëm që grumbullon komunat në një mekanizëm të vetëm dhe ky mekanizëm fillon të marrë kompetenca, të cilat i bartin në asociacion dhe bien në konflikt me institucionet e Kosovës.

“Edhe kur Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, është një gur i rëndë për funksionalitetin e Kosovës”, ka theksuar ai.

Fundamenti

Sipas tij, asnjë zgjidhje me Serbinë, nuk duhet të jetë populiste.

Ai ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është qasje populiste, të cilën e ka pasur në fillim kur ka ardhur në pushtet dhe po vazhdon ta mbajë ende.

Për Muratin, një qeveri e cila ka 51 për qind të legjitimitetit, duhet të udhëheqë Kosovën për të zgjedhur probleme të mëdha.

“Deri sa të gjejmë zgjidhje me Serbinë, ajo është çështje e madhe për Kosovën”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe këto çështje që janë probleme të mëdha për Kosovën, siç thotë ai, duhet të diskutohen në takimet e ardhshme në Bruksel. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.