United Hospital

Murat Jashari: Na intereson vetëm populli

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Murat Jashari, përfaqësues i familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka vlerësuar se mosprania e presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Hashim Thaçi në kullën e Jasharëve nuk e ka zbehur “Epopenë e UÇK-së”, madhështi e cila është duke mbretëruar këtyre ditëve në Prekaz.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Jashari ka thënë se familjes së komandantit legjendar të UÇK-së i interesojnë vetëm populli dhe institucionet.

“Individët e politikanët shkojnë e vijnë. Dijen e nëndijen i ndan vetëm një fletë e hollë në mes. Është e drejtë e çdokujt të mendojë dhe të veprojë si të dëshiron.

Fundamenti

Gjithsecili do ta vlerësojë mendimin dhe pozicionin e vet. Por, ne i falënderojmë të gjithë ata që kanë vendosur të qëndrojnë bashkë me ne këto data historike, duke evokuar kujtime nga e kaluara”, ka deklaruar Jashari.

Sipas Jasharit, po të ishin liderët më unik, proceset e gjithëmbarshme do të shkonin më mirë.

“Populli në vazhdimësi më tepër ka treguar unitet dhe solidaritet. Popujt e qytetëruar ecin më shpejt përpara kur kanë një lidership me vizion, guxim dhe atdhedashuri. Sikurse udhëheqësit tanë të kishin pasur një unitet më serioz pas shpalljes së pavarësisë, punët do t’i kishim shumë më mirë”, është shprehur Jashari, duke shtuar se bashkimi kombëtar është në duart e qytetarëve dhe lidershipit shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.