GRANDEMALL

Mungon transparenca e partive politike rreth financave

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Shoqëria civile në Gjilan ka kërkuar që financat e partive politike të auditohen nga një auditor i jashtëm dhe të precizohet me ligj ndalimi i donacioneve nga ana e kompanive private të cilat mund të kenë konflikt të interesit.

Partitë politike në Gjilan në një debat të organizuar nga KDI ku është folur për temën :”Transparenca dhe financimi i partive politike” kanë kërkuar që në ligj të precizohet financimi edhe i partive nëpër komuna, por jo përmes buxhetit qendror,por përmes buxhetit vetanak lokal.

Kujtim Bytyqi nga KDI ka thënë se partitë politike kanë pasur pak vullnet për të publikuar të hyrat financiare.”Të dhënat nuk po publikohen për qytetarët edhe pse partitë politike janë të obliguara të bëjnë publike raportet financiare” tha Bytyqi. Sipas tij partitë politike nuk mbajnë kontabilist të mirëfilltë edhe pse me ligj janë të obliguar ta bëjnë këtë.

Abdyl Hasani nga dega e PDK-së në Gjilan tha se ligji e përcakton saktë mënyrën e raportimit të partive politike,por sipas tij ky ligj ka mangësi. Hasani tha se në nivel lokal ka transparencë të brendshme në PDK.

Zijadin Maliqi nga LDK-ja tha se financimi i partive politike duhet të bëhet nga buxheti i Kosovës sepse më mirë kontrollohen financat.”Por të hyrat duhet të bëhen përmes llogarisë bankare”. Sipas Maliqit LDK në Gjilan financohet kryesisht nga aktivistët dhe anëtarësia e saj.”Në LDK ka transparencë financiare dhe ka auditim të brendshëm. Nëpër komuna duhet të ndahet një buxhet nga të hyrat vetanake”tha Maliqi.

ARKATANA

Fadil Gashi nga AAK-ja tha se tek partitë politike nuk ka transparencë të mjaftueshme sa i përket financave.”Komuna e Gjilanit ka bërë një hap shumë pozitiv sepse u ka mundësuar partive që të paguajnë në emër të qirasë nga 500 euro në muaj,por ky endnim nganjëherë nuk po jetësohet” tha Gashi.

Avni Rudaku nga Vetëvendosje tha se shumica e anëtarëve të këtij subjekti politik janë në gjendje të rëndë materiale dhe nuk e paguajnë anëtarësinë.”Ne nuk i kemi lidhjet me shtetin e as nuk i favorizojmë bizneset që importojnë mallra nga Serbia dhe kjo e dëmton VV, por ky është parim yni” tha Rudaku.

Sipas tij VV ka transparencë financiare sepse ajo e publikon raportin e saj në mënyrë të detajuar në faqen e saj zyrtare. Rudaku tha se duhet të ndalohet shpërblimi i kompanive publike përmes tenderëve sepse aty pastaj krijohet konflikti i interesit.

Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se është për keqardhje që partitë politike po ankohen më shumë se pensionistët. Terziu tha se me ligj duhet të ndalohet dhënia e donacioneve nga ana e donatorëve privat. Terziu tha se në të ardhmen raportet financiare të partive politike duhet t`i kryen auditori i jashtëm. Në debat kanë folur edhe Ismajl Kurteshi dhje pjesëmarrës tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.