Fundamenti

Mungoj befasia e Dritës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 300. Gjyqtarë: Valon Nikqi dhe Skender Lajçi. Drita – Universiteti AAB 1:3 (25:21, 14:25, 11:25, 12:25).

Drita: Maksuti, Prenga, Tuci, Jaha, Leka, Llapashtica, Shabani, Hyseni, Salihu

Universiteti AAB: Kqiku, Simnica, Rrustemi, Aliu, Mustafa, Behrami, Gjinolli, Blloku, Gosheva, Mishunova, Hyseni.

Fitorja e Dritës para katër ditësh në ndeshjen e parë në Prishtinë, ngjallte shpresat se volejbollistet e Dritës do të bëjnë befasi edhe në ndeshjen para shikuesve të tyre dhe të kualifikoheshin në finale, por kjo befasi mungoi.

Uji Dea

Seti i parë i ka takuar me meritë volejbollisteve të Dritës, të cilat në çdo aspekt të lojës ishin më të mira. Kjo është vërejtur që nga fillimi, pasi epërsia e Dritës ishte e lartë duke arritur deri 8 pikë epërsi, por me kalimin e kohës mysafirët kanë arritur të zbusin rezultatin, por ishte vonë për të ndërruar në rezultat dhe fundi i këtij seti i takon vendasve me rezultat 25:21.

Mysafiret setin e dytë e nisin furishëm duke iu bërë me dije se kjo ndeshje do t’i takojë atyre. Fillimisht epërsia e mysafirëve arrin në 8 pikë dallim dhe me kalimin e kohës epërsia vetëm sa shtohej dhe në fund për të përfunduar ky set me 11 pikë dallim në të mirë të Universitetit AAB me rezultat 14:25.

Seti i tretë dhe katërt ka kaluar në dominim të plotë të mysafirëve, të cilat nuk kanë lejuar që vendaset të shënojnë më shumë se 11 pikë në setin e tretë dhe 12 pikë në setin e katërt dhe për të përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3:1 në të mirë të Universitetit AAB nga Prishtina.

Volejbollistet që janë dalluar në radhët e Dritës ishin volejbollistet Tuci dhe Prenga që janë përforcim nga Shqipëria, derisa të pandalshme tek mysafiret nga Prishtina ishin Gosheva dhe Mishunova, të cilat ishin shënuan shumicën e pikave në radhët e mysafirëve u shënuan pikërisht nga këto volejbolliste./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.