UBT

Mungesa e shenjave në trafikun rrugor po shkakton pasiguri tek drejtuesit e automjeteve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – EVSB vlerëson se mungesa, pengesa, dhe dëmtimi i shenjave të trafikut rrugorë në Komunën e Vitisë, po shkakton huti dhe pa siguri tek drejtuesit e automjeteve!

Në faqen zyrtare të EVSB-së, kanë arritur disa foto të dërguara nga qytetarët tanë, të cilat tregojnë hapur se si është gjendja me shenjat e trafikut rrugorë!

Këto tabela që duken në foto, janë të vendosura në rrugën: Drobesh Viti, dhe tregojnë, njëra drejtimin e rrugës për fshatin Kabash, dhe t’jetra drejtimin e rrugës për në fshatin Pozheran.

Por vendosja e tyre në mesin e drunjtëve (pemëve) është jo e drejtë, sepse drejtuesit e automjeteve në këtë rast nuk mundë të orientohen për në këto fshatra pasi që dukshmëria e tabelave drejtuese është e mbuluar nga drunjtë dhe nga gjethet e tyre.

Përpos mosdukshmërisë së tabelave drejtuese, drunjët që gjenden përgjatë rrugës paraqesin edhe rreziqe, për arsye se gjatë ditëve me diell, drita dhe hija ndërrohen shpesh, gjethet të cilat bien nga drunjët ndotin rrugën dhe e zgjatin rrugën e frenimit.

ARKATANA

EVSB- fotoja t’jetër tregon arritjen te shenjat ndriçuese (Semafor)- Vertikale!
Kjo shenjë tregon afërsinë e vendit ku trafiku rrugor rregullohet me semafor, por fatkeqësisht shenjat ndriçuese që nga vendosja e tyre, ato nuk janë funksionale, andaj mungesa e këtyre shenjave ndriçuese, dhe mungesa e një rreth rrotullimi po shkakton vështirësi, pa siguri dhe rrezik të përhershëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët hasin në këtë kryqëzim që u cek më lartë.

Në këtë kryqëzim nuk kanë munguar as aksidentet!
Këto shenja ndriquese janë të vendosura në kryqëzimin e rrugës dytësore nën kandil e drejtë nga dy anetë lidhen fshatrat: Pozheran – Viti, Kabash – Viti, dhe Viti – Drobesh.

EVSB, kërkon nga Institucionet Komunale të Vitisë, drejtorisë përkatëse, që të marrin masa sa më parë, të rregullohet dhe të zgjidhet problematika e këtij kryqëzimi, se paku me një rreth rrotullim e që ka qenë kërkesë e kamotshme e EVSB-së, për një zgjidhje të tillë, e jo të vendosen shenja ndriçuese, sepse ky projekt ka qenë investim i dështuar që nga fillimi, andaj në këtë rast e vetmja zgjidhje do të jetë rreth rrotullimi, dhe me rreth rrotullim do të bëhet zgjidhje, dhe sigurisht do të zvogëlohen edhe aksidentet!.

Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë:
Imri Emërllahu!