Fundamenti

Mungesa e parkingjeve pranë shkollave fillore shqetësim për prindërit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Skender Berisha – Shqetësim dhe obligim për prindërit që fëmijët duhet dërguar në shkollë. Por aty nuk e përfundon gjithçka. Pas dy tri orësh duhet patjetër të jenë para dere për t’i marrë mbrapsht. Këtë përvojë nuk e kanë ndjekur secila familje, ngase fëmijët e tyre janë rritur ose kanë përfunduar shkollën para luftës, dhe frika nga komunikacioni i dendur nuk ka qenë sikurse tani.

Sot, në një atmosferë krejt ndryshe, me një jetë dinamike, ku gjithçka po zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar, duke i’u shtuar njëkohësisht edhe rreziqet, prindërit kanë një obligim për t’iu përshtatur kësaj maratone, sepse ngecjet do të kenë pasoja në ardhmërinë e fëmijëve të tyre.

Çështja e dërgimit dhe marrjes së fëmijëve të tyre nuk do të ishte problem kaq i madh po të mos shtohej edhe problemi i parkingjeve pranë shkollave. Gjithmonë flasim për shkollat fillore.

Mungesa e parkingjeve pranë shkollave shkakton rrëmujë në komunikacion, dhe asnjëherë ky problem nuk diskutohet në asamblenë komunale për t’i dhënë përgjigje adekuate. Prindërit në vazhdimësi janë të revoltuar kur janë pranë shkollës.

Uji Dea

Ata vendosin të parkojnë ku të munden për pak minuta deri në dërgimin apo marrjes së fëmijëve të tyre. Në raste të ndryshme pasojnë edhe gjobat nga Policia e Kosovës. Kjo mundësi e kufizuar e parkingjeve për kohë të caktuar duhet të adresohet dhe t’i ipet zgjidhje një problemi kaq elementar dhe i domosdoshëm për qytetarët anembanë Komunës së Gjilanit dhe më gjerë.

Komuna e Gjilanit duhet të jetë e para Komunë në zgjidhjen e këtij problemi, dhe një hap pozitiv në këtë drejtim do të jetë shembull edhe për komunat e tjera në Kosovë. Autor:

Msc. Skender Berisha

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.