UBT

Mungesa e numrave bllokon Kuvendin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

“Lufta” politike mes dy blloqeve të partive në Kuvendin e Kosovës po ndikon që të zvarritet miratimi i ligjeve të rëndësishme për vendin. Deputetë dhe njohës të çështjeve politike konsiderojnë që nëse vazhdon kjo situatë do të vijmë deri te defunksionalizimi i Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri.info”.

Në Kuvendin e Kosovës gjatë periudhës janar – korrik, në sesionin pranveror, 20 nga 27 seancat e mbajtura janë ndërprerë për mungesë kuorumi.

Sipas të dhënave të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), deputetët nga opozita kanë bojkotuar 29% të votimeve në Kuvend, kurse partitë në pushtet kanë bojkotuar 19% të votimeve.

Fundamenti

Ndërsa sipas grupeve parlamentare del që Lista Serbe është Grupi Parlamentar që kryeson listën për mospjesëmarrje në votim me 36%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje me 35%, respektivisht 25% të bojkotimit të votimeve.

Ndërkaq, me të filluar sesioni vjeshtor Kuvendi i Kosovës është ballafaquar përsëri me të njëjtën situatë, me ç’rast ky institucion nuk ka arritur të sigurojë kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.