UBT

Mungesa e kanalizimit rrezikon ndonjë epidemi në Karaqevë të Poshtme

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Ne si bashkësi lokale vazhdimisht kemi bërë kërkesa për halle dhe probleme e banorëve të brezit kufitar që ballafaqohen. Vazhdimisht bashkësia lokale ka bërë kërkesa për hallet dhe brengat që kanë banorët e brezit kufitar, dhe që vazhdimisht këto kërkesa i janë drejtuar kryetarit të komunës Kadri Rahimaj, për t`i dalë në ndihmë me problemin që ballafaqohen banorët me ujerat e zeza – kanalizimi.

Asnjëherë nuk ju ka përgjigj banorëve të fshatit Karaqevë që kemi kërkuar vazhdimisht ndihmën e komunës ka shkruar në letrën e tij Selver Lenjani.

Eco Higjiena

“Është shumë rrezik permanent të shfaqet një epidemi nga këto ujerat e zeza për banorët e fshatit. Vallë kush do t`i del në ndihmë banorëve të Karaqevës, në të gjitha mënyrat do të kërkojmë ndihmën nga komuna, për banorët e brezit kufitar. Të nderuara institucione komunale ne mbesim me shpresë që komuna nuk do të hezitojnë për ndihmën e kësaj treve” thuhet në kërkesën e Lenjanit./rajonipress/