Hidromorava

Mungesa barnave esenciale në QKMF në Kamenicë, problem në nivel Kosove

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Mungesa e barnave esenciale në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë është një problem qendror nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Suna Zaimi-Krasniqi ka thënë se QKMF në Kamenicë është duke u përballur me mungesë të barnave esenciale si pasojë e mos furnizimit me medikamente nga MSH, dhe se ky nuk është vetëm problem në komunën tonë, por edhe në komunat tjera.

“Gjatë vitit 2019 Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar QKMF në Kamenicë vetëm 51 përqind nga buxheti i planifikuar nga kjo ministri, ndërsa gjatë muajit janar të këtij viti QKMF në Kamenicë nuk është furnizuar fare me barna esenciale nga MSH, pasi që për vitin 2020 është ndërruar programi dhe ende nuk është aktivizuar”, shtoi Zaimi-Krasniqi.

Hidromorava

QKMF në Kamenicë është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë për zgjidhjen e këtij problemi.

Përpos financimit nga ministria, QKMF në Kamenicë ka edhe një buxhet të ndarë nga Komuna e Kamenicës për furnizim me barna esenciale por që ky buxhet shfrytëzohet vetëm për raste urgjente dhe gjatë ndërrimit të natës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.