Fundamenti

Mullinjët e Kosovës në UNESCO

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Migjen Kajtazi – Ka kohë që kam marrur si shprehi të këpus artikuj në gazeta të ndryshme me qëllim të lexojë në momente të caktuara e sidomos kur kam kohën përpara vetit. E çdo herë që ndajë artikuj që më duken të rëndësishëm më kujtohet ajo fjalia që në shumë raste kemi dëgjuar e shpresoj nuk jam i vetmi që nuk e kam harruar. Fjalia është : « është shumë i mençur filani, se çdo herë lexonë krejt gazetën, nga fillimi deri në mbarim » … e mbarimi i kësaj fjalie më duket se ka marrur fundë që kur është shfaqur facebuku. Se në faktë tani nuk mundemi të themi që filani është shumë i mençur se rrinë tërë ditën e natën në facebuk!.

Këto mendime më përcjellin deri sa të vendosem në kafenenë të quajtur « Instanbul » të lagjës ku banojë në Lozanë të Zvicrës. Ulem si gjithmonë në të njëjtin vendë që të kem mundësi të shofë kush futet në kafene !.

Nuk kam kohë të nxjerri artikujt që kam ndarë për të lexuar dhe më afrohet kamerieri që tani kam marrur vesh që vie nga Athina e që punon ka disa muaj për pronarët Turqë !.
Edhe pse ngurrojë të porosisë një kafe turke në fundë e ndajë mendjen e porosisë një kafe ekspreso italian.

Artikujt edhe pse të palosur si më së keqi arrijë të lexojë. Artikulli i parë, bën fjalë për dosjen që Zvicra është duke përgatitur që të fusë anijet me vela latine si pasuri të trashëgimisë botërore. Kjo dosje i bashkohet edhe 5 dosjeve tjera që Zvicra aktualisht është duke punuar.

Bëhet fjalë për dosjet që kanë të bëjnë me : Festën e vreshtave, Menaxhimin e rreziqeve të orteqeve, Njohurit në mekaniken dhe orëtarin, Java e shejtë e Mendrisio dhe karnavali i qytetit të Bazelit.

Dosja e anijeve me vela latine më bën përshtypje më shumë nga fakti se në liqenin e Lozanës kam pasur jo vetëm mundësin ti shikojë po edhe të lundrojë me këto anije. Dhe ndoshta ky faktë më bën të thellohem edhe më shumë në shkrimin që jep detaje se si këto anije të vjetra kanë lindur në detin Mesdhe e në liqenin Leman (Gjenevës), janë të pranishme që nga shekulli i XIII-të. E për të rritur mundësin që këto anije të pranohen në UNESCO grupi punues është duke punuar edhe me shtetet tjera si me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Po nuk është e rastësishme që interesohem për ketë temë që lidhet me pasurit materiale dhe jo materiale si trashëgimi botërore. Ky shkrim më bindë edhe më shumë që Kosova të realizojë së pari promovimit të vlerave të UNESCO-së në Kosovë duke filluar në shkolla apo në aktivitetet te ndryshme lokale. Krahas kërkesës për tu anëtarësuar në UNESCO të përgatitë dosje që lidhen me vlerat materiale dhe jo materiale që do kishte mundësi ti dërgonte në UNESCO për tu pranuar si pasuri botërore.

Një trashëgimi që do kishte shumë mundësi të përgatitet mirë në shumë aspekte dhe si mundësi të pranohet si pasuri materiale nga UNESCO është trashëgimin që Kosova e posedon që nga kohërat e lashta e kjo pasuri janë Mullinjët e ujitë të Kosovës të shpërndarë anë e mbanë viseve të Kosovës.

Mullinjët lidhën së pari me identitetin shqiptar. Në shkrime frenge lidhur më origjinën e Mullinjëve thuhet që mullinjët e ujitë janë zbuluar nga Ilirët që kanë përdorur mullinjët jo vetëm për blurje të grurit apo të drithërave po edhe për shtypjen e ullinjëve -etj. https://www.universalis.fr/encyclopedie/moulin-a-eau/ .

Mobi Casa

Kosova ka rrjetin e mullinjëve dhe çdo regjion ka historitë e veta të lidhura me mullinjë. Mjafton vetëm të lexojmë, të dëgjojmë apo të shikojmë historitë që lidhen me luftën e fundit të Kosovës ku Mullinjët e Kosovës na paraqiten si Kështjellat mbrojtëse. Mjafton të dëgjojmë rrëfimet ku popullsia e vendosur në male të ndryshme të Kosovës ka gjetur prehje edhe në mullinjë të cilët shërbyen për të ushqyer popullsinë apo për të mbushur bateritë e telefonave celular, të ordinatorëve të UCK !.

Mullinjët si fabrika të para që lidhen me njerëzimin fusin në vetëveti e na paraqiten edhe si vende social, si platëformë të rrjetit , shpërndarje të njohurive e të shkëmbimit të mallrave.

Interesim imi për mullinjët me siguri lidhet me fëmijërinë time që kur kalojsha pushimet e verës te dajët në Pemishtë dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloja duke lozur te prronin ku aty ishte Mulliri i Dajës Hafiz apo në katundin tim në Kllodernic te Mulliri i Tafës !.

Mbas lufte është bër një punë e rëndësishme në Kosovë për mbrojtjen e restaurimin e shumë mullinjëve. Mendojë që ajo qfar duhet realizuar është që të krijohet një grup punues të udhëhequr nga strukturat qendrore duke përfshirë në grupet punuese profesional të fushave të ndryshme që munden të lidhen me mullinjët.

Ky përshkrim për shtrirjen e mullinjëve që ekzistojnë dhe që nuk ekzistojnë tani më, do ishte e mundur edhe me një përshkrim në harta elektronike për mullinjët aktual dhe të shkuar. E kjo gjendje faktike për shtrirjen e mullinëve dhe ish mullinjëve do kishte edhe vlerë të madhe edhe për gjendjen hidrologjike të Kosovës. Puna për mirëmbajtjen e mullinjëve lidhet drejtpërdrejt me mirëmbajtjen e ujërave të Kosovës.

Dua të iku nga ky mendim për idenë e mbrojtjes të mullinjëve të Kosovës dhe si mundësi që ti iku kësaj ideje është të porosisë kafen e dytë dhe të marr artikullin e dytë që të lexojë.

Artikulli i dytë sikur më ndihmon për qasjen time për të parë Kosovën me projekte të mëdhaja që i duhen së pari popullsisë së vetë që do ndikonte që të ketë një jetë më të mirë.

Artikulli i dytë i japë hapësirë një etnopsikatëri francez që tregon për Ndjeshmërinë ndaj Tjetrit, në kontestin e migracionit e sipas etnopsikatri « çdo migrim shfaqë në veti tramatizëm, edhe nëse ky migrim është me vetë dëshirë. Ai shton, që të migrojshë është të humbësh botën tënde. !është një shqetësim që nuk na lëshon kurrë »
Kjo qasje e këtij etnopsikiatëri nuk më pëlqen se qasjen time për vendin timë e shof si qasje që përmbledh e që ndërthur në vetëveti përvojë e dashuri për vendin që jam duke jetuar dhe për Kosovën time që dëshirojë ta shoh të ecë më shpejtë se idetë e mija që vijnë nga Zvicra .

Mbrojtja e mullinjëve të Kosovës jo vetëm që do ishte projekt i madhë shumë dimenzional e fitimprurës po do ishte edhe një mundësi e madhe që mbrojtësit e Kosovës të kenë edhe më shumë mundësi të vazhdojnë të mbrojnë kandidaturën e Kosovës për tu futur në UNESCO. Do ishte edhe më lehtë të mbrohet futja e Kosovës në UNESCO kur do shihej që Kosova krahas promovimit të vlerave të UNESCO-së ka bërë hapa konkret për të mbrojtur vetë vlerat e veta./rajonipress/