ARKATANA

Mulla Idriz Gjilani do të jetojë gjatë në kujtesën historike e arkivore të Gjilanit

/ 11 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Fetar, atdhetar, konsekuent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mësues iluminist, ideolog dhe luftëtarë i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si basho Muji” . Ky është versioni më origjinal që ka dhënë Muhamet Pirraku për Mulla Idriz Gjilanin. Tani familja e tij nuk ka qëndruar duarkryq. Duke parë neglizhencën dhe jo seriozitetin e institucioneve djali Isa Hajrullah ka hapur dhomën muzeale arkivore kushtuar heroit e atdhetarit të kombit Mulla Idriz Gjilanit. Në këtë dhomë janë të ekspozuara të gjitha shënimet interesante mbi jetën dhe biografinë e Mulla Idrizit, si foto nga më të ndryshmet, libra, dokumente me vlerë, pjesë të shtypit, këngë të ndryshme, literaturë e libra dokumentar e shkencor të shkruar enkas për Mulla Idriz Gjilanin. E kush nuk do ta donte një vlerë kaq sublime për një njeri kaq të madh, kaq trim, të urtë, patriot i dimensioneve të mëdha. Gjilani ndihet krenar, por pak kemi bërë për figurën emblematike të këtij burrështetasi. Në çdo diskutim apo vend ku është diskutuar për çështjen kombëtare Mulla Idriz Gjilani jepte këtë mesazh të paçes e tolerancës : “Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.

Figura emblematike e Mulla Idriz Gjilanit vazhdon të mbetet akoma e pa trajtuar në nivelin e këtij kolosi shpirtmadh. Të tjerët i kanë njohur meritat që ka pasur Mulla Idriz Gjilani, e ne ato që i ka pasur Mulla Idriz Gjilani ende si shoqëri nuk jemi në gjendje t`i avancojmë, t`i ruajmë e t`i sistemojmë ashtu siç duhet.

Meqë i harruar nga institucionet tona të gjora e të shkreta si të nivelit lokal edhe atij qendror, është familja ajo që nuk e lënë pasdore tërë krijimtarinë, shënimet e shumta që ekzistojnë për dhe rreth Mulla Idrizit.

Djali i tij mësuesi i palodhshëm Isa Hajrullahu me forca vetanake e ka hapur Dhomën Muzeale arkivore kushtuar heroit e atdhetarit të kombit Mulla Idriz Gjilanit.

Me dashuri dhe me shumë pasion Isa Hajrullahu na tregon e na rrëfen për përkushtimin e tij të madh që ka treguar që kjo dhomë të furnizohet me të gjitha elementet e nevojshme që lidhen rreth biografisë së Mulla Idriz Gjilanit.

Sipas Hajrullahut në këtë dhomë tashmë janë të vendosura fotografi të shumta, dokumente personale të nxjerra nga arkiva të ndryshme, dokumente hustorike, shënime, gazeta, libra dokumentare shkencor kushtuar Mulla Idriz Gjilanit, CD të ndryshme, këngë arkivore kushtuar kolosit.

E, Isa e shpreh edhe revoltën dhe zhgënjimin tek institucionet lokale dhe qendrore që kanë bërë fare pak për Mulla Idriz Gjilani. “Jam i zhgënjyer gjithsesi sepse asnjë Akademi nuk është mbajtur për nder të Mulla Idriz Gjilanit. Jam i zhgënjyer sepse asnjë sesion shkencor apo një trajtesë më profesionale nuk është organizuar. Asnjë cent nuk është dhënë që të ruhet e tërë kjo biografi e Mulla Idrizit” thotë Isa.

Isa tregon se i është dashur të udhëtojë 1000 kilometra larg për ta siguruar një foto të babait të tij që ndodhej në Turqi. “Unë mendoj se akoma ka kohë dhe hapësirë që dikush të përkujdeset në mënyrë institucionale për Mulla Idriz Gjilanin.

Eshtrat e gjetur pengë për Isën

Isa Hajrullahu vazhdon të jetë i zhgënjyer tek institucionet edhe për faktin se eshtrat e Mulla Idriz Gjilanit janë gjetur në vitin 2011 në Stanishor. “Eshtrat janë marrë nga EULEX-i dhe janë dërguar në Forenzikë, por askush nuk më ka dhënë përgjigje deri tashti. Jam jetësisht i interesuar qw kjo punë të sqarohet sepse kam bërë kërkesë zyrtare edhe nw Prokurorinw e Gjilanit që të sillen eshtrat e babait tim në Gjilan” shton Hajrullahu.

Ndryshe Dhoma muzeale është e hapur për qytetar dhe shumë mërgimtarë, por edhe qytetar nga trevat e Kosovës vazhdojnë ta vizitojnë atë./rajonipress/

United Hospital

Lexoni edhe pjesë interesantë për jetën, krijimtarinë dhe biografinë e Mulla Idriz Gjilanit

Rreth 40 akademik të Indisë kanë përzgjedhur në mesin e 100 myslimanëve të famshëm të botës edhe Mulla Idriz Gjilanin. Familja e tij thotë se askush nga institucionet kosovare nuk ka shprehur gatishmërinë të dijë më shumë për këtë njohje ndërkombëtare.

India ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës , por kjo nuk e ka penguar që akademikët e saj të nderojnë figurat historike e kombëtare të Kosovës. Rreth 40 akademik të Indisë të mbledhur në Institutin e kërkimeve objektive (Institute of Objective studies Nev Delhi) kanë përzgjedhur 100 myslimanët më të famshëm të botës. Në mesin e tyre ndodhet edhe Mulla Idriz Gjilani. Isa Hajrullahu djali i Mulla Idriz Gjilanit thotë se ka arritur që ta sigurojë edhe librin ku ndodhen 100 myslimanët më të famshëm të botës. “E kam paguar vet librin , por jam befasuar se si askush nga institucionet e Kosovës të paktën nuk treguan një mirëkuptim për figurën e babait. Ky është një sukses i madh që duhet të krenohet jo vetëm familja ime, por mbarë Kosova. Po shosh se çdo ditë mbahen akademi për njerëz të luftës dhe figura të rëndësishme historike. Ndoshta Parlamenti i Kosovës ose Instituti albanologjik apo ai i Historisë do të duhej t`ia kushtonin një respekt figurës së Idriz Gjilanit i cili qysh në vitin 1942 me dorën e tij si myfti i parë i Gjilanit e ndërtoi vet vulën katrore dhe arriti të kurorëzojë një qift shqiptar.

Mulla Idriz Gjilani një figurë me përmasa legjendare ka arritur të hyjë në listën e më të mëdhenjve të botës, por ende nuk ka arritur të nderohet apo të depërtojë në muret e institucioneve kosovare. Nëse do ta shikoni konceptin e shëndoshë dhe atdhetar të Mulla Idriz Gjilanit një shënim i tij i ruajtur nga djali Isa, flet qartë se ata rreshta që shkroi para 70 vitesh ende janë aktual.”Kosova është tokë e shenjtë që ne kërkujt nuk ia kemi grabitur, por na kanë lanë babatë tanë, që edhe ata vetë e trashëguan prej gjyshave e të parëve të tyre”. Jo vetëm ky shënim domethënës, por qindra tekste autoriale, analiza e vlerësime për kohën e tij ndodhen të botuar në shumë gjuhë të huaja të botës. Dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që Mulla Idriz Gjilani u radhitë në mesin e më të famshmëve të botës.

Edhe studiuesi Muhamet Pirraku me plotë të drejtë Mulla Idriz Gjilanin e quan burrë dhe atdhetar të pathyeshëm. “Fetar, atdhetar, konsekuent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mësues iluminist, ideolog dhe luftëtarë i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si basho Muji” shkruan Pirraku .

Mulla Idriz Gjilani vdiq shumë i ri dhe nuk jetoi më shumë se 48 vite. Lindi në Velekincë të Gjilanit më 4 qershor 1901 dhe u vra nga forcat komuniste jugosllave në vitin 1949.

Në çdo diskutim apo vend ku është diskutuar për çështjen kombëtare Mulla Idriz Gjilani jepte këtë mesazh të paçes e tolerancës : Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.

Në arsyetimin e Institutit të studimeve objektive për Mulla Idriz Gjilanin thuhet:” Mulla Idriz Gjilani luftoi trimërisht për ruajtjen e islamit në Shqipëri dhe e bëri atë forcë unifikuese për Muslimanët. Ai ishte përshëndetur dhe pranuar si njeri i shenjtë i kombit. Duke e paraqitur si njeri edukues të shumë gjeneratave dhe njeri që diti ta mbrojë Kosovën dhe shqiptarët ISO shkruante edhe për betejën e Kikës. “Në qershor të vitit 1944 Mulla Idriz Gjilani ishte udhëheqës i shqiptareve në betejën e e Kikës, e cila ishte fituar kundër ushtrisë komuniste serbe”.

Kush është Instituti i Studimeve Objektive (ISO)
Instituti i Studemeve Objektive (ISO) është themeluar në vitin 1987 dhe ka 168 publikime madhore. Në kuadër të ISO botohen pesë gazeta ditore dhe periodike. Ka organizuar 704 konferenca, seminare e simpoziume. Gëzon statusin konsultativ në këshillin ekonomik dhe shoqëror të Kombeve të Bashkuara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.