United Hospital

Mulla Idris Gjilani figurë dhe personalitet i shquar që mbrojti territoret etnike shqiptare

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Daut Bislimi në fjalën e tij paraqiti punën dhe veprën e Mulla Idris Gjilanit, i cili viteve 1943-45 ka lënë gjurmë të madhe në historinë kombëtare shqiptare në periudhën e vështirë për mbrojtjen e territoreve shqiptare gjatë luftës së dytë botërore. Është një nga personalitetet më të shquara në Anamoravë, në Kosovën lindore dhe më gjerë, për mbrojtjen dhe çlirimin e territoreve etnike shqiptare gjatë Luftës së dytë botërore në një periudhë ndër ma të rëndësishmet e historisë sonë kombëtare. Angazhimi i tij dhe besimi i bashkëmendimtarët e tij grumbulluan luftëtarët më të guximshëm, të cilët dëshmuan me sakrificën a tyre në luftën ndaj hordhive partizano çetnike në luftën e dytë botërore.

Në sallën e teatrit të qytetit të përmbushur për plotë aderues të fjalës së shkruar dhe të mysafirëve nga Prishtina dhe Anamorava, të shtunën në Gjilan u promovua libri i ribotuar “Mulla Idris Gjilan dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore (1941-1951)”, të autorit, Muhamet Pirraku.

Tubimi promovues i këtij libri filloi me këndimin e një pjese Kuranore si dhe me intonimin e himnit kombëtar. Promovimi dhe ribotimi i librit të Muhamet Pirrakut ,“Mulla Idris Gjilanit dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore (1941-1951)”e bëri Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit. Andaj në fjalën përshëndetëse Naim ef. Aliu, ribotimin e librit të përmendur e arsyetoi nga se ishte nevojë imediate edhe për një ribotim, për të cilin kohë më parë kishin kërkuar popullata nga se ekzemplarët e botimit të parë të tij nuk kishin mjaftuar që t`i plotësojnë nevojat e lexuesve.

Më pas Naim efendi Aliu përshëndeti të pranishmit e posaçërisht familjarët e Mulla Idrizit, të Myderis Haki efendi Sermaxhajt, të Mulla Nysret Hajdarit dhe të dëshmorëve të tjerë.

Përshëndetje e veçantë ishte për prezencën e Myftiut të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava. Në vazhdim Naim efendi Aliu potencoi nevojën e krijimit të veprave në ndriçimin e personaliteteve të shquara të kombëtare dhe fetare të kësaj ane si: të Mulla Kadri Llashticës. Mulla Hasan Masuricës , të Hoxhë Lipovicës, Mula Avni Aliut e të tjerëve, për veprat e të cilëve shumë pak kemi bërë në këtë drejtim.

Në vazhdim Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava duke ngritur lartë personalitetin prej luftëtari, ideologu e atdhetari të pa shoq shëmbëlltyrën e Mulla Idris Gjilanit theksoi:”Lufta e imponuar nga armiqtë tan e shtyri popullin tonë për tu ballafaquar drejtpërdrejtë me armikun në mbrojtje të Atdheut. Gjatë historisë sonë shumë vëllezër dhe motra u diskriminuan. I torturuan, u vranë pa të drejtë nga armiku. Andaj Mulla Idris Gjilanin kjo si edhe shumë porosi kuranore të cilat ishin kalitur thellë në shpirtin dhe zemrën e tij që nga bangat e Medresesë Atik të Gjilanit e bënë atë luftëtar trim dhe një strateg të rrallë Lufte për çlirimin e Atdheut.

Ne sot vazhdoi myftiu Tërnava, po shpalosim vlerat dhe virtytet e hoxhës, edukatorit, para se gjithash virtytet e larta të birit të këtij vendi, i cili tërë jetën ia kushtoi edukimit, arsimimit dhe përparimit e mbi të gjitha organizimit dhe mbrojtjen me dinjitet të vendit të tij. Ai për këtë qëllim flijoi edhe jetën duke u bërë kurban i Atdheut, duke rënë shehid për të mos vdekur kurrë nga se dëshmorët nuk vdesin, por ata janë të gjallë.

Duke elaboruar për punën e Mulla Idris Gjilanit si Myfti, i Gjilanit, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava, theksoi se Mulla Idrisi në punën e tij gjithherë kishte për bazë sheriatin. Kur flasim për Mulla Idris Gjilanin, kujtojmë njeriun që ishte i edukuar dhe i shkolluar që të jetë udhëheqës shpirtëror, dhe .. kur e thirri ora e Atdheut dha Kushtrimin për Atdhe, la vendin e tij dhe postin e Myftiut dhe rroki armët dhe u vu në ballë të popullit për mbrojtjen e tokës ,të cilën ia lanë amanet të parët, dhe u vu në mbrojtje të trojeve që ia kishte falur i madhi Zot.

Eco Higjiena

Në Vazhdim muftiu Tërnava përmendi edhe luftën e Kikës legjendare duke theksuar se ne nuk jemi popull që rrimë duar kryq kur na sulmohet Atdheu. Mulla Idris Gjilani me punën dhe veprën e tij mbetet një shembull që duhet ndjekur se si jetohet, punohet dhe vdiset për fe dhe atdhe theksoi Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava në përfundim të fjalës së tij.

Në Vazhdim të këtij tubimi promovues me ekspozetë e tyre për librin i paraqiten panelistët: Panelisti i parë i këtij tubimi promovues, Daut Bislimi në fjalën e tij paraqiti punën dhe veprën e Mulla Idris Gjilanit, i cili viteve 1943-45 ka lënë gjurmë të madhe në historinë kombëtare shqiptare në periudhën e vështirë për mbrojtjen e territoreve shqiptare gjatë luftës së dytë botërore. Është një nga personalitetet më të shquara në Anamoravë, në Kosovën lindore dhe më gjerë, për mbrojtjen dhe çlirimin e territoreve etnike shqiptare gjatë Luftës së dytë botërore në një periudhë ndër ma të rëndësishmet e historisë sonë kombëtare. Angazhimi i tij dhe besimi i bashkëmendimtarët e tij grumbulluan luftëtarët më të guximshëm, të cilët dëshmuan me sakrificën a tyre në luftën ndaj hordhive partizano çetnike në luftën e dytë botërore.

Daut Bislimi elaboroi shkurtimisht ecurinë e kundërshtimeve me aksione dhe me luftë aktivitetin e Mulla Idris Gjilanit si komandant trim e luftarak i pa trembur dhe shumë bashkëluftëtarëve të tij, kundër hordhive fashizoide të sllavo-komuniste të asaj kohe. Andaj personaliteti i Mulla Idris Gjilanit nuk duron, dhe nuk ka nevojë për fjalë të mëdha. Ai e ka veprën, të cilën vetëm duhet respektuar veprën e tij, të mendosh dhe të shkruash ndryshe për Mulla Idris Gjilanin është sikur të mendosh t`i lëvizësh Alpet shqiptare, theksoi në fund të ekspozesë së tij Daut Bislimi.

Panelisti i dytë në këtë tubim promovues, Sabile Keqmezi – Basha foli për veprën e Muhamet Pirrakut kushtuar Mulla Idris Gjilanit.

Në fillim ajo potencoi disa fjalë edhe për veprën voluminoze të autorit kushtuar këtij patrioti e luftëtari të denjë për mbrojtjen dhe lirin e trojeve etnike shqiptare të Kosovës Lindore.

Sabile Keqmezi- Basha paraqiti shëmbëlltyrën e Mulla Idrisit si një luftëtar, trim e hoxhë patriot, virtyte këto, të cilat i dëshmoi me punën dhe veprimtarinë e tij gjatë jetës e sidomos në vitet e fundit të Luftës së dytë botërore e deri në përfundim edhe të jetës së tij.

Panelisti i tretë, Aliriza Selmani në ekspozenë e tij theksoi disa ngjarje historike dhe dëshmi nga jeta dhe vepra e Mulla Idris Gjilanit gjatë periudhës jetësore të tij që nga lindja e deri në vdekje,një pjesë e të cilave theksoi se janë dëshmi okulare të pa shënuara dhe të pa botuara deri më tash.

Në fund këtë tubim e zbukuroi edhe paraqitja e këngëtarit popullor, Xhemajl Berisha me këngën, kushtuar Mulla Idriz Gjilanit, të cilën e këndoi vet autori./islam osmani/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.