Fundamenti

Mujota premton projekte edhe për brezin kufitar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në këtë takim Sinani ka prezantuar disa projekte për komunën e Kamenicës siç janë Asfaltimi i disa rrugëve në qytet, hapja e rrugës në mes Shtëpisë së Kulturës dhe Postës, Hapja dhe rregullimi і rrugës Desivojcë – Vellegllavë, asfaltimi і rrugës Bunari і Kopërrnicës – Penda e Kopërrnicës, asfaltimi і rrugës Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e Epërme, asfaltimi і rrugës Rogoçicë – Novosellë dhe asfaltimi і rrugës Muçivercë – Kranidell.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, ka pritur sot në vizitë Ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota, i shoqëruar nga zëvendësministrat Banush Pacolli e Emin Krasniqi dhe stafi tjetër i kabinetit të ministrit.

Në takimin miqësor në zyrën e kryetarit Sinani, u diskutuan çështje e probleme me të cilat ballafaqohet Komuna e Kamenicës në aspektin e Infrastrukturës. “E falënderoj ministrin Mujota dhe stafin e ministrisë për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme për Kamenicën. Jemi në implementim e sipër të projektit të rrugës Koretin – Dajkoc që është i një rëndësie të veçantë dhe shkurton rrugën për banorët e fshatrave Dajkoc, Muqiverc, Shipashnicë e Epërme dhe e Poshtme dhe fshatrave tjera përreth. Së shpejti do të fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Hogosh – Lisockë që poashtu është një projekt tjetër kapital i financuar nga Ministria e Infrastrukturës, dhe për këtë i jemi mjaft falënderues ministrit Mujota” tha Sinani.

Mobi Casa

Në këtë takim Sinani ka prezantuar disa projekte për komunën e Kamenicës siç janë Asfaltimi i disa rrugëve në qytet, hapja e rrugës në mes Shtëpisë së Kulturës dhe Postës, Hapja dhe rregullimi і rrugës Desivojcë – Vellegllavë, asfaltimi і rrugës Bunari і Kopërrnicës – Penda e Kopërrnicës, asfaltimi і rrugës Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e Epërme, asfaltimi і rrugës Rogoçicë – Novosellë dhe asfaltimi і rrugës Muçivercë – Kranidell.

Ministri Mujota ndërsa është shprehur i lumtur që ka vizituar Kamenicën dhe ka gjetur pritje të ngrohtë nga udhëheqësit komunal. “Jam këtu sot së bashku me gjithë kabinetin tim të uroj suksese në punën tuaj, poashtu jam këtu për të dhënë përkrahje për projektet e ideuara nga komuna dhe të bashkëpunojë plotësisht në realizimin e projekteve tuaja. Projektet e përmendura nga kryetari janë nevoja për qytetarët e këtij brezi kufitar dhe ne jemi të përkushtuar t`i realizojmë ato gjatë këtij viti dhe viteve në vijim” tha ministri Mujota./rajonipress/