Uji Dea

​Mujë Rugova punësoi të dyshuarit e Prokurorisë në UP

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Më 28 shtator 2012 Mujë Rugova kishte ditën e fundit si rektor i Universitetit publik të Prishtinës. Por, atë ditë ai kishte vendosur që të punësonte dy nga 11 te arrestuarit e Prokurorisë së Shtetit në një hetim penal që po zhvillon në këtë institucion, më i madhi i realizuar att deri tash për korrupsion, Esat Belajn dhe Gazmend Maliqin, shkruan “Koha Ditore”.

Belaj dhe Maliqi dyshohet de janë në rrejt edhe me të arrestuarit e tjerët, të cilave, që të gjithëve. Rektorati tashmë ua ka pezulluar diplomat, derisa shkarkime e suspendime pas nisjes së hetimeve ka pasur në vazhdimësi nga Rektori i tanishëm, Ibrahim Gashi.

Lista e të arrestuarve në hetimin e Prokurorisë së Shtetit në UP është kjo:

Rejan Zeneli (1984) nga Istogu, është bashkëpunëtor i Esat Belajt. Është nën hetime edhe në raste të tjera për falsifikim, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

Si të dyshuar për vepra penale të dënueshme më shumë vjet burgim janë edhe:

Kemajl Gashi (1986) nga Vushtrria, po ashtu asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

Arjan Janova (1985) nga fshati Korroticë e Lartë e Drenasit, asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik.

Leonard Bytyqi (1987), nga Prizreni, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Hidromorava

Albion Haxhijaha (1988) nga Rahoveci, mjek në Repartin e Internos në QKU.

Mevledin Beqiri (1984) nga Olshani i Vushtrrisë, i diplomuar në Mjekësi.

Gazmend Maliqi (1984) nga Kijeva e Malishevës, asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

Arton Hoti (1984) nga Jashanica e Klinës, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë

Kushtrim Morina (1988) nga Rahoveci, ekonomistë i papunë dhe

Muhamet Maliqi (1983) nga fshati Busovatë i Kamenicës, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Të gjithë janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “marrje ryshfeti, keqpërdorim i detyrës zyrtare, raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’,.