Eko Higjiena

Mujë Rugova i shfrytëzon ditët e fundit si rektor

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në muajin e fundit të mandatit prej rektori të Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova ka ndërmarrë një sërë vendimesh për të akomoduar dhe avancuar njerëz luajalë të tij në pozita dhe për të regjistruar student të jashtëligjshëm.

Kjo, siç shkruan “Koha Ditore” pa shpallur konkurs dhe pavarësisht kufizimeve në vendimmarrje që i kishte vënë dy muaj më parë Këshilli Drejtues. Rokadat do ta kenë vëmendjen e pasuesit të Rugovës, Ibrahim Gashit.

Rektori i ri që do të marrë detyrën nga e hëna e ardhshme, do ti rishqyrtojë vendimet. Pastaj, do të vendosë së si të veprojë. Sipas burimeve të gazetës, “Koha Ditore”, Hysni Krasniqi që ishte drejtor prokurorimi, me një vendim të Rugovës është bërë koordinator i Qendrës së të drejtave të njeriut, që është në kuadër të UP-së.

ARKATANA

Në vend të Krasniqit është vënë Afrim Bajraktari, i cili ishte zyrtarë prokurorimi. Ngjashëm edhe Naser Hyseni është bërë drejtor i auditimit të brendshëm. Ai ishte vënë në këtë pozitë më herët, disa kohë pasi ishte suspenduar nga puna bashkë me djalin e rektorit Rugova, Armendin, për t’u bërë pasataj ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të UP-së, dhe për tu rikthyer në pozitën e mëhershme.

Me dekret Rugova ka bërë drejtor të çështjeve akademike gazmend Shabajn, një zyrtarë ligjorë. Në këtë pozitë ishte Halil Bala, që ka mbushur moshën e pensionimit.
Në saje të një vendimi, dhe pa konkurs, është bërë Ilir Hajdari drejtor financash. Në konkursin për këtë pozitë, një tjetër kandidatë ishte zgjedhur, por Rugova pastaj kishte vendosur ta vendoste Hajdarin me dekret. Edhe pozitën më të lartë në administratë, atë të sekretarit të përgjithshëm, gati gjatë gjithë mandatit Rugova e ka mbajtur me ushtrues detyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.