Hidromorava

Muja: Koalicioni PDK-LDK të prishet sa më shpejt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja edhe një herë e ka shprehur kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Madje ai ka thënë se qysh nesër liderët e dy partive duhet të ulen dhe ta bëjnë planin e divorcimit politik, duke u hapur rrugën zgjedhjeve

“Besoj që qysh nesër liderët e të dy partive të ulen dhe të bëjnë planin e divorcimit politik definitiv. Kjo javë duhet të jetë vendimtare dhe mos të humbet kohë tutje dhe të futen në zgjedhje te parakoheshme“, ka thënë deputeti i PDK-së.

Ai e ka akuzuar Qeverinë që nuk ka pasur guxim ta zgjidh problemin e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.

“Kjo është një tallje e radhës e qeverisë së Riinvestit dhe facebookut të udhëhequr nga Isa Mustafa. Ky është fajtori kryesor pse jemi në këtë situatë, sepse asnjëherë s’ka shprehur as vullnet individual e as institucional për ta zgjedhur problemin“, është shprehur Muja, për lajmi.net

ARKATANA

Sipas tij versioni aktual i Demarkacionit duhet të rrëzohet, pasi deputetët nuk do ta votojnë.

“Ky version i Demarkacionit tanimë është i përfunduar dhe nuk votohet nga asnjë deputet. Prandaj ky version i Demarkacionit definitivisht si jua kam sqaruar edhe më parë duhet të rrëzohet”, ka përfunduar Shaip Muja.

Përndryshe, deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka bërë një popozim që Marrëveshja për Demarkacionin të ratifikohet më një aneks në të cilin thuhet se demarkacioni me Malin e Zi do të rishikohet pas një viti. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.