FIDANISHTJA

Muja: KEDS-i të mos spekulojë, por të ofrojë rrymë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kritika në adresë të KEDS-it nuk ka vetëm nga qytetarët të cilët herë pas here po përballen me reduktime të energjisë elektrike. I ashpër ndaj kësaj ndërmarrje ka qenë dhe deputeti nga radhët e PDK-së, Shaip Muja. Ai ka thënë se KEDS nuk duhet të spekulojë se reduktimet po ndodhin si pasojë e rënies së blloqeve të KEK-ut.

Muja thotë se KEDS-it duhet t’i tërhiqet vërejtja që të mos spekulojë për gjëra të tilla dhe se është punë e kësaj kompanie të siguroi energji për qytetaret . Ndërsa, se ku e merr atë e si, ai thotë se është punën vetëm e KEDS, i cili është përgjegjës për një gjë të tillë.

“Para do dite kishte një prishje të korrentit, furnizimit me rrymë. Iu kisha lut juve si ministri, KEDS që është privatizu nuk mund të thirret në emër të KEK-ut asnjëherë se është ra blloku B ose C. Është një spekulim. Ai është privat. Neve s’na intereson se kah do ta marrë ai korrentin për me furnizu popullatën, e jo ta përshkruaj gjendjen e prodhimit në KEK, sepse ka ra “Kosova B”, ta arsyetoj veten që unë nuk po punoj, ose s’po e furnizoj popullatën. Prandaj, KEDS duhet t’i tërhiqet vëmendja që nuk guxon asnjëherë ta marrë si arsyetushmëri se nuk po mund të furnizohet nga KEK. Ju e dini se me marrëveshje ai ka drejtë të furnizohet, nga furnizohet neve nuk na intereson. Ndërsa, nuk mund të gjejë arsyetim se ra blloku B, ose tjetri dhe vetveten ta arsyetoëj para publikut”, ka thënë Muja, transmeton KP.

Kurse, zëdhënës në KEDS, Guri Shkodra ka thënë për KosovaPress se në rast të rënieve të pa-planifikuara të njësive gjeneruese, importi i energjisë elektrike ose realizimi i importit emergjent është proces që kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg për importim dhe përgatitje teknike, e që nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor.

Uji Dea

Ai ka thënë se gjatë javës së kaluar me paraqitjen e problemeve në njësinë gjeneruese B1, KEDS ka bërë të pamundurën që të realizojë importim të energjisë elektrike. Sipas tij, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në treg, ka qenë e pamundur të importohet energjia elektrike në sasi të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e konsumatorëve.

“Gjatë javës së kaluar jemi informuar për probleme në njësinë gjeneruese B1, derisa njësia gjenerues i B2 ka qenë e përfshirë në procedura të rregullta të remontit dhe jashtë prodhimit të energjisë elektrike. KEDS furnizimin e ka bazuar në importin e realizuar dhe në njësitë gjeneruese të termocentralit Kosova A. Si pasojë e përpjekjeve maksimale, për të siguruar energji shtesë për konsumatorët, KEDS ka blerë, importuar gjithë energjinë në dispozicion. Por, fatkeqësisht sasia e mjaftueshme ishte e pamundur të sigurohet për shkak të mungesës së energjisë në tregun rajonal”, ka thënë Shkodra.

Ai shtoi se KEDS është i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe po bën të pamundurën që të ofrojë furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, por po përballen me problemet e shumta në rrjetin e distribuimit dhe furnizimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.