ARKATANA

Muhaxheri i LDK-së : S’kemi qëndrim për çështjen e presidentit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha në një përgjigje për RTV21 se LDK-ja nuk ka vendosur ende se cili do të jetë qëndrimi i saj kur të vijë koha për zgjedhjen e presidentit të ri.

Muhaxheri la të kuptohet se kryesia do ta përkrahë qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se emrat e përveçëm për postin e presidentit nuk duhet t’u imponohen deputetëve dhe se, për votimin e udhëheqësit të shtetit, konsensusi është i domosdoshëm.

Fundamenti

“Pas mbledhjeve që do t’i mbajë LDK-ja dhe koordinimeve që do t’i kemi, do të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbajmë për çështjen e presidentit. Zyrtarisht nuk ka asgjë. Me siguri kryesia e LDK-së e përkrah qëndrimin e Abdixhikut.”Muhaxheri tha se është përgjegjësi e partisë fituese LVV-së që të formojë institucionet e reja.“Nuk varet nga ne kjo. Kryetari i partisë fituese i ka votat për ta formuar Kuvendin dhe institucionet e tjera.”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.