UBT

Muharrem Sahiti udhëheq me KF Gjilanin, zyrtarizohen pesë përforcime të reja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – KF Gjilani ka arritur të marrë pesë përforcime të reja, Labinot Haliti , Genc Sermaxhaj, Besart Morina, Armend Selmani dhe Artan Racaj.Sipas një njoftimi të këtij Klubi të mërkurën pritet të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri Muharrem Sahiti.

KF Gjilani tanimë është privatizuar dhe bashkë me këtë kanë filluar edhe risitë e reja duke filluar me përforcime dhe udhëheqje të re të trajnerëve.

UBT

Sipas një njoftimi që ka dërguar ky Klub thuhet se të mërkurën pritet të bëhet zyrtarizimi i pesë përforcimeve të reja.

Ky klub tashmë ka marrë Labinot Halitin , Genc Sermaxhajn, Besart Morina, Armend Selmanin dhe Artan Racajn. Klubi pritet ta bëjë zyrtare edhe angazhimin e trajnerit të ri Muharrem Sahitit./rajonipress/