FIDANISHTJA

Muhamet Xhemajli – “Komandant Rebeli”, një ikonë e harruar e Luginës së Preshevës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më 12 korrik 2005, Muhamet Xhemajli, i njohur me nofkën e luftës si “Rebeli”, u vra në mënyrë tinëzare në Gjilan. Ishte një nga figurat kyçe të UÇPMB-së, i patrembur dhe luftëtar i pashoq në të gjitha betejat. Ata që e njohën dhe luftuan pranë tij e përshkruajnë si një simbol të trimërisë dhe vendosmërisë. Por, edhe pas kaq vitesh, vrasja e tij mbetet e pahetuar dhe e padisponuar, pa asnjë përgjigje zyrtare për familjen e tij.

Bashkëshortja e tij, Enkelejda Xhemajli, së bashku me fëmijët, vazhdon ta kujtojë me mall dhe respekt të madh burrin dhe babanë e saj. Në një reagim për RajoniPress, ajo shprehu indinjatën e saj:

“Është një turp i madh që nuk përkujtohen dëshmorët. Është e padrejtë që ende nën emrin e Muhamet Xhemajlit përfitojnë matrapazët. I lutem Zotit që një ditë t’i ndëshkojë drejtësia këta dallaverxhinjë.”

Në rrjetet sociale, Enkelejda shkruan me emocion: “Edhe në përvjetorin tend asgjë nuk ndodhi, si gjithmonë shoqatat e dala nga lufta të harruan, bashkëfshatarët, vendlindja, shokët dhe shteti. Kjo është më e rëndë se vdekja. Por je krenar sepse ne, fëmijët e tu, të kujtojmë dhe të mbajmë në zemrat dhe mendjet tona. Pusho i qetë, të duam shumë, je i paharruar.”

Familjarët theksojnë se heshtja e institucioneve hetuese dhe politike në Kosovë, Luginë e Shqipëri është e papranueshme dhe e pashpjegueshme. Enkelejda Xhemajli shton:

“Asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri që të ndriçohet rasti i Rebelit. Ai luftoi dhe punoi për një Luginë të pastër, me shqiptarë të sinqertë dhe të përkushtuar. Veprat e tij meritojnë më shumë vëmendje dhe njohje historike, sepse ai ishte i të gjithëve.”

Familja nuk humbet shpresën për drejtësi dhe vazhdon të kujtojë heroizmin e tij:

“Të kujtojmë me mall unë, bashkëshortja Enkelejda, djemtë Hedoni dhe Ramizi, dhe vajza Elona. Përpjekja jonë është të mbajmë gjallë kujtimin e burrit dhe babait tonë, edhe pse institucionet heshtin.”

Mobi Casa

“Ata që japin jetën për liri janë të pavdekshëm” – një mesazh që përçon trimëri dhe kujtim

Fjalët e bashkëshortes së tij, Enkelejdës Xhemaili, për ish-bashkëshortin e saj të vrarë, Muhamet Xhemajlin – i njohur si “Rebeli” – përmbajnë një thelb të thellë që shkon përtej kohës dhe mungesës fizike:

“Ata që japin jetën për liri janë të pavdekshëm”

Ky citat nuk është thjesht një shprehje emocionale e një bashkëshortjeje të dhimbshme, por një deklaratë universale për vlerën e sakrificës për të mirën e përbashkët. Ai përçon mesazhin se ata që sakrifikojnë jetën për liri dhe drejtësi nuk humbasin kurrë në kujtesën kolektive dhe historinë e komunitetit. Pavdekësia e tyre gjendet tek kujtesa e brezave, tek idealet që frymëzojnë dhe tek veprat që jetojnë përtej tyre.

Ndryshe Muhamet Xhemajli – Komandant Rebeli, mbetet një figurë ikonike e UÇPMB-së dhe një simbol i trimërisë së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Historia dhe kontributi i tij kërkojnë jo vetëm kujtim, por edhe njohje dhe drejtësi për atë që dha jetën për lirinë dhe të ardhmen e komunitetit të tij.

Emri i Muhamet Xhemajlit, i njohur në opinionin publik me pseudonimin “Komandant Rebeli”, mbetet i lidhur ngushtë me periudhën e pasluftës në Kosovë dhe me konfliktin e armatosur në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ai konsiderohet një nga figurat më të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), një formacion i armatosur që veproi në vitet 1999–2001, në përpjekje për të adresuar çështjen e të drejtave të shqiptarëve në jug të Serbisë.

Gjatë veprimtarisë së tij, Xhemajli mbajti funksione komanduese në terren dhe njihej për qëndrimin e tij të ashpër, disiplinën operative dhe vendosmërinë në veprim. Bashkëluftëtarë dhe mbështetës e përshkruajnë atë si një komandant me autoritet, i cili kishte ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin dhe drejtimin e njësive të UÇPMB-së në zona të caktuara operative. Përkrahësit e tij e shohin “Rebelin” si simbol të rezistencës dhe kundërshtimit ndaj diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve të Luginës.

Pas përfundimit të konfliktit në Luginën e Preshevës dhe shpërbërjes së UÇPMB-së, Muhamet Xhemajli vazhdoi të ishte një emër i njohur në hapësirën publike. Vrasja e tij në Gjilan, në vitin 2005, në rrethana që edhe sot mbeten të paqarta, i dha figurës së tij një dimension tjetër – atë të një rasti të pazbardhur që vazhdon të ngjallë reagime, spekulime dhe kërkesa për drejtësi nga familjarë, ish-bashkëluftëtarë dhe shoqëria civile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.