Eko Higjiena

Muhamet Kelmendi dyshohet për terrorizëm, akuzon Skënder Hysenin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Muhamet Kelmendi, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është arrestuar në Mitrovicë me dyshimin për përgatitjen e një sulmi terrorist në pjesën veriore të Mitrovicës, mëson Klan Kosova.Ai e ka akuzuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin, si porositës të arrestimit të tij.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, e ka konfirmuar për Klan Kosovën arrestimin e tij dhe ka thënë se ai po mbahet në njësitin Antiterror për Krime të Rënda në Prishtinë.

Në momentin e arrestimit Kelmendi ishte bashkë me dy miq të tij, ish ushtarë të UÇK-së, identiteti i te cilëve nuk është bërë i ditur.

Forcat speciale të Policisë së Kosovës, e kanë arrestuar Kelmendin gjatë rrugës së tij për në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

Reagon AAK: Kelmendi u arrestua me pretekst krejt të pakuptimtë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e befasuar me ndalimin e anëtarit të kryesisë së partisë dhe profesorit të nderuar, Muhamet Kelmendi, nga policia e Kosovës, sot në Mitrovicë.
AAK thotë se “Kelmendi u ndalua befas, me pretekst krejt të pakuptimtë për veprimtarinë e tij, derisa po udhëtonte në Boletin, në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Heroit të Kombit Isa Boletini”.

Mobi Casa

AAK konsideron se profesori i respektuar, Muhamet Kelmendi, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do të përfshihej në vepra, me pretekstin e të cilave është ndaluar sot nga Policia e Kosovës.

“Profesor Muhamet Kelmendi është anëtar shumëvjeçar i Aleancës, veprimtar i hershëm në të gjitha proceset për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kurse pas çlirimit ishte deputet dhe pjesëmarrës i hartimit të shumë akteve ligjore e kushtetuese në shtetndërtimin e vendit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Arrestohet Muhamet Kelmendi i AAK-së

Para pak çastesh është arrestuar në hyrje të Mitrovicës, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendi.

Ai u prangos bashkë me dy persona të tjerë, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, edhe vetura me të cilin udhëtonte Kelmendi është konfiskuar nga policia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.