UBT - Regjistrohu

Muhamet Hyseni pëson lëndim, pritet të mungojë rreth gjashtë javë

/ 2 minuta lexim

Sulmuesi kosovar, Muhamet Hyseni, nuk ka pasur një fillim të lehtë të aventurës së tij në futbollin rumun. Pas disa pengesave që e shoqëruan në muajt e parë, futbollisti tashmë është përballur edhe me një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë.

Hyseni, i cili gjatë këtij sezoni iu bashkua skuadrës së Superligës rumune, Farul Constanța, në formë huazimi nga klubi danez AC Horsens, pritet të mungojë për rreth gjashtë javë për shkak të një problemi muskulor.

Fillimi i aventurës së tij në Rumani u shoqërua me disa vështirësi. Krahas një periudhe të ndjeshme në jetën personale, pas ndarjes nga jeta të babait të tij në mes të shtatorit, sulmuesit kosovar iu desh të priste edhe për pajisjen me leje pune nga autoritetet rumune.

Uje Dea

Megjithatë, pas tejkalimit të këtyre pengesave, Hyseni arriti të debutonte si titullar me fanellën e Farulit, duke regjistruar një paraqitje mjaft të mirë. Por, pas përfundimit të takimit, ai filloi të ndiente dhimbje në muskujt e barkut.

Lëndimi u konfirmua dje nga trajneri i skuadrës, Ioan Sabau, i cili gjatë konferencës për shtyp para përballjes me Otelul.

Kjo mungesë vjen në një moment jo të favorshëm për sulmuesin kosovar, i cili sapo kishte filluar të fitonte minutat e parë dhe të përshtatej me ambientin e ri në kampionatin rumun.

Tashmë, vëmendja do të jetë te rikuperimi i tij, me shpresën që Hyseni të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të skuadrës dhe të vazhdojë të dëshmojë cilësitë e tij në futbollin rumun./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.