Muhamet Ajrullahu me dedikim prekës për dajën Agim, udhërrëfyesin e gjeneratave të reja

Gjilan – “Vetëm edhe një ushtar nëse mbetet i gjallë, e ka për obligim në vendbanimin e parë prapë t’a formoj Ushtrinë”. Ky ishte amaneti i Agimit, prandaj, 14 Dhjetori është një ditë e rëndësishme për të gjithë Shqiptarët, ditë e veçantë për ne familjarët e Komandant Agimit dhe mbarë Kombit Shqiptarë, sepse Agimi po vazhdon të jetë udhërrëfyesi jonë, e veçanërisht i gjeneratave të ushtarëve të rinj ka shkruar Muhamet Ajrullahu.
Postimi i Muhamet Ajrullahut
Vepra artistike punuar nga artisti Besart Gashi me imazhin e tij më të madh botëror i certifikuar nga GUINNESS, u vendos sot në Kazermën e FSK-së në Gjilan, për të qëndruar përherë aty, për t’i shikuar nga afër, dhe për t’i dhënë një motiv shtesë ushtarëve të FSK-së në Gjilan për të kryer misionin e shenjtë Kushtetues dhe Ligjor. Ky ishte misioni i Komandantit. Krenarë ne të gjithë që figura jote daja Agim po vazhdon të shërbej për motivimin e gjeneratave të reja. URIME 14 Dhjetori, dita e Mandatimit Ligjor të Ushtrisë së Kosovës!
Me respekt:
Muhamet Ajrullahu