KV

Muajt vendimtarë për euron sipas miliarderit Soros

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Investitori miliarder, George Soros, paralajmëroi udhëheqësit europianë se përballen me “tre muaj vendimtarë”, në luftën për shpëtimin e monedhës së përbashkët euro.

Njëkohësisht, në një intervistë të për “BBC”, ai shprehu besimin se grekët do të jenë në gjendje që të zgjedhin një qeveri që do të përkrahë vazhdimin e reformave të vendosura nga kreditorët dhe BE, si kusht për marrjen e huave të reja.

George Soros shtoi se ekonomia gjermane do të fillojë të dobësohet duke nisur nga vjeshta, duke e bërë shumë më të vështirë për Kancelaren Angela Merkel që të vazhdojë të mbështesë pjesën tjetër të bllokut.

Fundamenti

”Udhëheqësit europianë janë të paaftë të kuptojnë natyrën e krizës. Ndërsa ata po përqendrohen tek problemi i borxheve, harrojnë se natyra e vërtetë e problemit qëndron tek bankat dhe mungesa e konkurrencës. Për këtë arsye, mendoj se zgjidhja e krizës po adresohet në mënyrë të gabuar. Nuk mund të zgjidhet një krizë borxhesh nëpërmjet masave të kursimit, por vetëm nëpërmjet stimulimit të rritjes”, theksoi Soros.

Duke folur nga një konferencë ndërkombëtar, miliarderi i pranishëm edhe në Shqipëri me disa projekte të ndryshme, shprehu besimin se brenda vitit 2012, do të përcaktohet nëse monedha e përbashkët euro do të vazhdojë të ekzistojë apo nëse vendet anëtare do të rikthehen tek monedhat e tyre të mëparshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.